GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka kundërshtuar në Kuvend aktin normativ për tubimet, duke e cilësuar atë si një kufizim të së drejtës së qytetarëve për të protestuar.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Alizoti deklaroi se shqiptarët kanë shumë më tepër arsye për të protestuar sesa qytetarët e vendeve të tjera evropiane, duke krahasuar situatën në Shqipëri me atë në Francë dhe Itali.

Alizoti solli rastin e Belinda Ballukut, duke thënë se ajo është për tu futur në burg dhe qytetarët kanë të drejtën e tyre për të protestuar.

Akti për tubimin ngjan si një ligj në Korenë e Veriut. Një shqiptar ka 1 mijë arsye për të protestuar. Si mundet një shqiptar të durojë, kur sheh se gjysma e qeverisë është në burg. Si mund ta ndaloni një qytetar që të protestojë. Si mund ta ndaloni, kur ai do që të dalë në shesh, sepse e sheh që nuk ka të ardhme, nuk ka punë, nuk ka arsim, është i zhgënjyer me situatën aktuale. Ju ndaloni protestat sepse keni frikë nga tubimet. Kemi një polici, që dhunon kudo dhe të dhunon kur të sheh përtokë.

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar qartë se qytetari ka të drejtë të protestojë, mjafton që të njoftojë se është duke tubuar. Kjo qeveri bën që qytetarët të kenë frikë të protestojnë. Komunizmi ishte një shtet policor. Përveç dhunës, hiqeni dhe servilizëm, zhdukini këto gjëra, nëse doni ta dërgoni Shqipërinë në Bashkimin Europian. Doni të shpallni zonë të mbrojtur edhe Kryeministrinë? Nëse ndodh kjo, ku do të protestojnë qytetarët? Doni të sillni ligje, që njerëzit të ndalohen të protestojnë. Pse nuk kanë të drejtë qytetarët të protestojnë nëpër qytete, ku secili vend ka të fortët e vet. Të shpallni zonë të mbrojtur Kryeministrinë e Ministrinë e Arsimit, kjo është skandaloze. Kur një qeveri në demokraci ushtron dhunën, ajo ka rënë.

“Arritja më e madhe e Shqipërisë, i cila e kalon edhe Korenë e Veriut, mbetet akti normativ për tubimet. Nëse ka arsye në Shqipëri për të protestuar këto janë 1000 fishi i cdo evropiani. Nëse një francez ka 100 arsye për të protestuar, një shqiptar ka 1000 arsye për të protestuar. Nëse merrni Italinë, prapë shqiptarët kanë mijëra arsye për të protestuar. Si mundet një qytetari shqiptar shikon që kupola qeverisëse, ish zv kryeministra, ca janë në arrati dhe ca janë për tu ndjekur dhe për tu futur në burg dhe gjysma e qeverisë është në burg dhe pjesa tjetër shkon në burg, si mund ta ndaloni me një akt normativ qytetarin të protestojë”, tha Alizoti.

Etiketa: AlizotiKryeministrimonument

Lajme të lidhura

“Ngrije kokën o kriminel!” Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Peleshi i fik mikrofonin
Aktualitet

“Ngrije kokën o kriminel!” Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Peleshi i fik mikrofonin

11:09 - 26/11/26
Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm

10:32 - 26/11/26
Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe
Aktualitet

Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

10:15 - 26/11/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ngrije kokën o kriminel!” Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Peleshi i fik mikrofonin
Aktualitet

“Ngrije kokën o kriminel!” Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Peleshi i fik mikrofonin

11:09 - 26/11/26

Kryedemokrati Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i është drejtuar me akuza të forta Taulant Ballës, duke e quajtur kriminel...

Lexo më shumë
Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm

Alizoti: Shpalleni edhe kryeministrinë zonë të mbrojtur, akti për tubimet më keq se në komunizëm

11:04 - 26/11/26
Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm

Dosja ‘Meta’/ GJKKO dënon me burg nënën e Monika Kryemadhit, Pirro Xhixho shpallet i pafajshëm

10:32 - 26/11/26
Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

Zjarr në Karbunarë të Vogël, flakët shkrumbojnë plotësisht një bar-kafe

10:15 - 26/11/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Ramën tani nuk e duan as të vetët, do të jenë ‘besnikët’ e tij që do t’i vënë shkelmin

09:57 - 26/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com