GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

2021 nis me ulje të numrit të punonjësve në sektorin bankar

09:54 - 26/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
2021 nis me ulje të numrit të punonjësve në sektorin bankar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori bankar e ka nisur vitin 2021 me një tjetër ulje të numrit të degëve dhe të punonjësve.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të marsit numri total i degëve ka zbritur në 411, nga 413 në fund të vitit të kaluar.

Ndryshimi i numrit të degëve ka prekur vetëm tre banka të sistemit gjatë tremujorit të parë, ku Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka raportuar tre degë më pak, Credins një degë më pak, ndërsa Banka Kombëtare Tregtare ka shtuar dy degë më shumë.

Ulja e numrit të degëve është një tendencë e nisur që nga viti 2013 dhe është ndikuar paralelisht nga nevoja për një eficiencë në rritje, në kushtet e ndikimit të krizës, por edhe nga dixhitalizimi i shpejtë i shërbimeve. Deri në vitin 2019, ulja e numrit të degëve u ndikua shumë edhe nga rënia e numrit total të bankave brenda sistemit, nga 16 në 12.

Automatizimi dhe dixhitalizimi priten të kenë një ndikim në rritje gjatë viteve në vazhdim, çka dëshmohet nga rritja e përdorimit të kartave dhe internet banking. Ndërkohë, bankat po përpiqen të automatizojnë sa më shumë edhe veprimet cash. Vitin e kaluar u vërejt një rritje e ndjeshme e numrit të bankomateve të vendosura jashtë degëve. Një pjesë e mirë e tyre, veç funksionit të tërheqjes, kanë tashmë edhe funksionin e depozitimit të parave.

Ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” sjell gjithashtu disa risi, duke formalizuar konceptin e agjentit bankar. Në zonat ku nuk kanë një prani fizike, bankat do të mund të ofrojnë shërbime nëpërmjet palëve të treta, kryesisht institucione financiare jo banka. Praktika të tilla kanë ekzistuar prej disa vitesh, por tashmë koncepti i agjentit bankar do të jetë i përcaktuar edhe në ligj. Dixhitalizimi dhe mundësia për të vepruar përmes agjentëve pritet të kenë një ndikim në ecurinë e numrit të degëve bankare edhe gjatë viteve të ardhshme.

Gjatë tremujorit të parë të vitit u shënua edhe një rënie e lehtë e numrit të punonjësve të sektorit bankar, me 0.5% më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Vitin e kaluar sektori bankar e pati rritur numrin e përgjithshëm të punonjësve për herë të parë që nga viti 2016. Numri i punonjësve u rrit me rreth 3% krahasuar me vitin 2019. Viti 2021 ka filluar me një rënie të lehtë, por duhet thënë se kjo tendencë është ndikuar sidomos nga Raiffeisen Bank, që në fund të tremujorit të parë raportonte rreth 53 punonjës më pak.

Sidoqoftë, Raiffiesen ngelet banka me numrin më të madh të punonjësve, 1274 ose 19.5% e totalit të sektorit bankar. Shumica e bankave të tjera vijuan rritjen e numrit të punonjësve edhe gjatë tremujorit të parë. Rritja e peshës së teknologjisë po sjell më pak nevojë për punonjës në degë, por ajo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia. Në fund të muajit mars, sektori bankar shqiptar punësonte 6,526 individë. 

Etiketa: degepunonjessektori bankar

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Edicioni i katërt i ‘Kosovo Theater Showcase’ fillon në nëntor

Edicioni i katërt i ‘Kosovo Theater Showcase’ fillon në nëntor

TË FUNDIT

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…
Breaking Views

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Lexo më shumë
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com