GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë! Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes

10:57 - 05/01/26
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
2026 nis “zjarr” për kuqezinjtë!  Asani dhe Mehmeti shënojnë gol, Ismajli asiston, Gjimshiti zgjidhet lojtari i ndeshjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe qendërmbrojtësi tjetër kuqezi, Ardian Ismajli, i cili aktivizohet në kampionatin italian me Torinon. Ismajli dha edhe një asist në fitoren 3-0 të Torinos në transfertë ndaj Veronës, duke shërbyer për golin e tretë të shënuar në fundin e takimit nga Njie.

Jasir Asani e nisi vitin e ri me gol, duke gjetur rrugën e rrjetës me penallti në fitoren 2-1 të Esteghlal ndaj kryesuesve të kampionatit iranian, Sepahan. Falë këtij triumfi, diferenca mes Esteghlal dhe Sepahan është vetëm 5 pikë, ndërsa për Asanin ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat.

Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol City ndaj Portsmouth.

Me skuadrat e tyre dhanë kontribut edhe disa legjionarë të tjerë, si Ylber Ramadani, Armando Broja dhe Rey Manaj, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende.

Etiketa: Asanigjimshiti

Lajme të lidhura

Mandat 4-vjeçar, Armand Duka fiton postin e rëndësishëm në FIFA
Sport

Infantino uron Dukën për rizgjedhjen: Kontributi juaj, i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Shqipëri

14:05 - 17/02/26
Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë
Aktualitet

Armand Duka uron Pavarësinë: Për ata që besuan e sakrifikuan, sot Kosova jeton e lirë

12:52 - 17/02/26
Lumë golash edhe në pjesët e dyta, Arsenali dominon Atleticon, shënojnë Martinelli dhe Gyokeres
Sport

Rikthehet mbrëmja magjike e Champions League, pritet spektakël te Benfica–Real dhe derbi francez (Ndeshjet)

10:45 - 17/02/26
Para
Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën 46-vjeçarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë
Aktualitet

Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

18:52 - 17/02/26

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka...

Lexo më shumë
Pavarësia e Kosovës, Salianji: Sot nderojmë ata që u ngritën mbi veten për lirinë

Pavarësia e Kosovës, Salianji: Sot nderojmë ata që u ngritën mbi veten për lirinë

18:26 - 17/02/26
PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD

PS fut për votim anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSh, mes tyre edhe ish-deputeti i PD

18:13 - 17/02/26
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

17:58 - 17/02/26
Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

Rama humb gjyqin tjetër në Kushtetuese, pranohet padia e gjyqtarëve për pagat

17:45 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com