GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

25 vjet OSBE, gëzim dhe trishtim!

11:07 - 15/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me banderola që përkujtojnë 25 vjetorin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, nuk di të gëzohesh apo të trishtohesh?! Ka arsye për t’u gëzuar kur sheh se sa shumë ka ndryshuar vendi që nga momenti i fillimit të punës së OSBE-së në Shqipëri. Ka arsye për t’u trishtuar sa pak ka ndryshuar mandati i OSBE-së një çerek shekulli më pas.

OSBE u vendos në Tiranë, më 1997 pas rënies së firmave piramidale dhe kur vendi ndodhej në prag të anarkisë. Misioni ishte i qartë: rivendosja e sigurisë dhe koordinimi i ndihmës ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve mandati i OSBE-së ka ndryshuar vetëm një herë në vitin 2003. Gjatë 20 viteve të fundit, vendi është anëtarësuar në NATO, pret të hap negociatat dhe sot është edhe në tryezën e Këshillin e Sigurimit.

Nga pikëpamja e sigurisë, Shqipëria sot është eksportuese e sigurisë. Nga pikëpamja e bashkëpunimit, nuk ka asnjë vend me të cilin ka probleme bashkëpunimi. (përjashto ndoshta Kosovën kjo duhet lexuar si shaka).

Shqipëria është prej 31 vitesh shtet anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë dhe në vitin 2020 mori edhe drejtimin e organizatës. 20 vjet me të njëjtin mandat është shumë. Nëse themi se jemi shumë afër çeljes së negociatave, dhe po t’i referohemi shembullit të Kroacisë është një lloj anomalie që një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE-së te ketë një rol të ekzagjeruar të OSBE-së.

Nëse Prania e OSBE -së në Shqipëri do të kishte qenë e suksesshme sot do të ishte “viktimë” e suksesit të vet, dhe do të kishte mbyllur zyrat. Nëse vendi do të konsideronte se ka bërë progres të mjaftueshëm do të kishte ridimensuar marrëdhëniet me OSBE-në. Eshtë koha që roli, vendi dhe hapësira e OSBE-së duhet ridimensionuar ose vetë OSBE në Tiranë rrezikon t’i ngjajë një NGO-je ndërkombëtare që konkurron denjësisht me OJF-të lokale.

 

Etiketa: gezimkryesore2Lutfi DervishiOSBEtrishtim

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Zhdukja e Ulsi Skanës/ Lidhja me Can Karriqin dhe krimin e dyfishtë në Astir, çfarë deklaroi babai

Zhdukja e Ulsi Skanës/ Lidhja me Can Karriqin dhe krimin e dyfishtë në Astir, çfarë deklaroi babai

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com