GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

30 vite nga ikja e Fellinit, gjeniut me mijëra botë mes qiellit…

09:23 - 31/10/23
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
30 vite nga ikja e Fellinit, gjeniut me mijëra botë mes qiellit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shumë thonë që jam gënjeshtar. Që gënjej deri kur them të vërtetën, por edhe ata gënjejnë. Gënjeshtrat më të mëdha që kam dëgjuar mbi veten time. Mund t’i përgënjeshtroja, por meqë jam një gënjeshtar askush nuk do të më besonte” (Federico Fellini më 1975, drejtuar një miku të tij, Costanzo Costantini, gazetar tek Il Messaggero)!

Çfarë mund të presësh nga një magjistar? Nga një hokatar, nga një trukist i kinemasë? Nga ai italian i Riminit, i Emilia Romanjas, ai që shpiku një det plastike mbi të vërtetën? Ky det nuk ishte gënjeshtër, ishte mesazhi i veprës së tij; arratisuni nga realiteti, fantazia do t’ju bëjë më të lumtur. “Frenetik, i papërmbajtshëm,” përkufizimi i sekretares së tij, Fiammeta Profili para filmit me emrin e saj dhe me bashkëregjisor Alberto Lattuada, “Dritat e varietesë”.

Italia u mbyt nga afishet (një talent i parakohshëm), karikaturat dhe skenarët në kinema dhe në radio. Në radio në vitin 1941, nën kërcënimin e fashizmit njohu një grua të vogël dhe me sy të mëdhenj e të paharrueshëm, Giulietta Masina.

U martuan dy vite më vonë dhe në mars 1945 lind Pier Federico që e la këtë botë vetëm 12 ditësh. Një mëngjes të vitit 1950 me stilin e veshjes së një regjisori, kostum kamoshi, këpucë si të Cecil B DeMille, mbërrin në tempullin e madh, në Cinecitta dhe që prej aty do të nxjerrë mrekullinë e tij të parë “Sheiku i bardhë” me një nga komikët më të mëdhenj, Alberto Sordi, një fytyrë e paharruar dhe mjaft i aftë të shprehë ulje dhe ngritje deri në patetizëm të emocioneve.

Kur mbaron dita Federico kthehet në shtëpi. Giulietta e pret me tavolinën shtruar dhe e pyet:

– Si shkoi?

– Më keq s’kish ku të shkonte. Kalova orë dhe nuk munda të xhiroja një skenë.

Nga ky dështim doli si një palaço, mrekullia e parë. Historia e një çifti vendasish të sapomartuar (aktorët Leopoldo Trieste dhe Brunella Bovo), të cilët udhëtojnë drejt Romës për të parë Papa Pion XII, të detyruar nga prindër shumë të rreptë.

Por, Wanda e fiksuar pas heroit të saj, Sheikut të bardhë (Alberto Sordit) arratiset duke e lënë burrin e saj në histeri, i cili po përpiqet ta fshehë ikjen e saj nga prindërit. Ajo shkon tek xhirimet në plazhin e Ostias dhe takohet me të.

“I vitelloni”, film i vitit 1953, ku njëri nga fëmijët e kësaj familje i mërzitur nga një vend mediokër kërkon një rrugë tjetër. Ky film do të fitojë “Luanin e artë” në Venecie më 1953 dhe bota do të gjunjëzohet para Federicos, të cilin eseistja angleze, Germaine Greer, e përkufizoi si më italiani ndër kineastë dhe më italiani ndër italianë sepse sintetizon të gjitha kontradiktat.

I hapur dhe i mbyllur, ekstrovert dhe introvert, ekspansiv dhe i moderuar, ambig. Sa më shumë ta frekuentosh, aq më pak e kupton, modifikohet gjatë gjithë kohës. 20 filma dhe më shumë se 100 skenarë, pesë çmime Oscar: “Rruga”, “Netët e Cabirias”, “Fellini 8 ½”, “Amarcord” dhe çmimi honorifik për trajektoren profesionale. Palma e artë për “La dolce vita”, anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Shkencave.

Etiketa: Federico Fellini

Lajme të lidhura

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Para
Tërhiqet Australia/ Arabia Saudite gati të presë kupën e Botës 2034

Tërhiqet Australia/ Arabia Saudite gati të presë kupën e Botës 2034

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com