GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

32 vjet PS / Berisha: Nano u përpoq ta reformonte, Rama e ktheu në parti-shtet

22:10 - 12/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha sfidon Ramën: Ti nuk më përballon dot në TV sepse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, kreu i demokratëve, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se sot PSSH festoi ditën e ndërrimit për herë të 3-të të emrit të saj.

Berisha shkruan se pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-shtet të lidhur ngushtë e gjerë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

“Kjo parti sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti antikombëtare që shndërroi Tiranën në vasal të Beogradit, si parti e genocidit të ri ndaj shqiptarëve që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit përzuri në 8 vite 937 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Kjo parti me në krye Edi Ramën ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ajo si parti shtet ka instaluar duke grabitur votën e shqiptarëve, monizmin e plotë në Shqipëri. Këto 10 vite në pushtet PS mbylli dyert e BE për Shqiperinë”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Të dashur miq, sot PSSH de fakto ‘Rilindja’ e Edi Ramës, feston ditën e ndërrimit për herë të tretë të emrit të saj.

Ajo u themelua si forcë plotike antishqiptare me 8 nëntor të vitit 1941 nga serbët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha me emrin Partia Komuniste e Shqiperisë, në të vërtetë ‘Kali i Trojës’ së Beogradit në zemër të kombit shqiptar.

Kjo forcë politike terroriste për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës që mori karakter vllavrasës, pas lufte ndërroi emrin nga PKSH në Partia e Punës së Shqipërisë.

Me këtë emër, kjo parti e udhëhequr nga Enver Hoxha i cili në deklaratën e paridtit të Bashkimit Demokrat Europian të vitit 1991, do shpallej Hitleri shqiptar i pas luftës, vendosi në Shqipëri diktaturën staliniste më të egër në Europë.

Ajo përsëri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, që kreu ndaj popullit shqiptar gjatë dekadave të saj në pushtet, u detyrua që me datën 12 qershor të vitit 1992 të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqiperisë.

Pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-shtet të lidhur ngushtë e gjerë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti antikombëtare që shndërroi Tiranën në vasal të Beogradit, si parti e genocidit të ri ndaj shqiptarëve që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit përzuri në 8 vite 937 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Kjo parti me në krye Edi Ramën ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ajo si parti shtet ka instaluar duke grabitur votën e shqiptarëve, monizmin e plotë në Shqipëri. Këto 10 vite në pushtet PS mbylli dyert e BE për Shqiperinë.

Edi Rama në krye të PS me qeverinë e tij vodhi dhe shpërdoroi në fondet dhe pasuritë publike miliarda euro. Ai me lidhjet e tij të krimit shndërroi Shqiperinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës sës Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të urojmë nga zemra që të gjithë socialistët e ndershëm, idealist dhe patriot të ndahen me Edi Ramën dhe sektin e tij të rilindjes, si armiq të egër të lirisë së shqiptarëve.

Etiketa: berishaKryesore1NanoPSRama

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
PSG sfidon Real Madridin për Kane, i ofron ‘pagën e Messit’

PSG sfidon Real Madridin për Kane, i ofron ‘pagën e Messit’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com