GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

33 vjet më parë ra diktatori, po sot çfarë pritet nga protesta

08:26 - 20/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD publikon sloganin, Rithemelimi: Pse duhet protestuar më 20 Shkurt!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot përkujtohet 33-vjetori i rënies së monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha, më 20 shkurt të vitit 1991

Më 20 shkurt të vitit 1991, mijëra studentë e qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, monumentin e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte i vendosur në qendër të Tiranës.

Më 18 shkurt 1991, studentë të Universitetit të Tiranës, që në atë kohë mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha, hynë në grevë urie.

Në 20 shkurt të vitit 1991, pas protestave disa javore të studentëve të dhjetorit dhe ditët e fundit me grevë urie, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një protestë madhështore, e cila u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha.

Data 20 shkurt e vitit 1991 shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.

Po sot opozita do të zhvillojë një protestë që do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, por këtë herë për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’  Kjo është tubimi i parë i një përmase të tillë, ku kryedemokrati Sali Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’.

Edhe pse jo fizikisht, lideri i demokratëve mesazhin e tij për protestuesit do ta japë përmes teknologjisë, duke mbajtur një fjalim nga dritarja e banesës së tij, që do të transmetohet në një ekran, i cili do të vendoset përpara selisë së Kryeministrisë.

“Sali Berisha e ka thirrur këtë protestë dhe sigurisht ai do ta drejtojë këtë protestë”, tha Flamur Noka. Pavarësisht se nga drejtuesit e lartë të selisë blu është folur për një protestë paqësore, në të cilën janë ftuar qytetarët që të vijnë me fëmijët, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se askush nuk mund të dirigjojë revoltën e qytetarëve.

Ndërsa sot protestuesit do të mblidhen para kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama do ta ndjekë atë nga Turqia, ku do të takohet me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.

Të vetmit që nuk do t’i bashkohen tubimit kundër kryeministrit Rama janë Lulzim Basha dhe deputetët që e mbështesin atë.

 

Etiketa: diktatoriKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Kurat natyrale për të zhdukur kollën dhe qetësuar fytin

Kurat natyrale për të zhdukur kollën dhe qetësuar fytin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com