GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

35 mjekë të arrestuar! “Bluzat e bardha” apo “jakat e bardha”?

13:26 - 24/09/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

 

Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arrest” nxjerr se gjatë 10 viteve të fundit policia ka arrestuar të paktën 35 mjekë!

Operacionet të koduar me emra “Skaner”, “Bisturia”, “Bulza e Bardhë” dhe orë të tëra pune për të luftuar “korrupsionin” te “Bluzat e bardha”. Kaq shumë mjekë të arrestuar nuk ka patur as procesi i famshëm i “Bluzave të bardha” që u akuzuan për vdekjen e Stalinit.

Akuzat me të cilët janë arrestuar mjekët janë korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës. Të dyja “nene” llastik që i tërheq sa të dojë drejtësia e rreptë, me mjekët dhe të pamundurit.

A është Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë për shkak të ryshfetit që marrin mjekët (pothuaj në të gjitha rastet një proces i nisur nga pacienti apo familjarët?” A është ryshfeti i mjekëve problemi madhor ku duhet të përqëndrohen burimet e policisë, prokurorisë dhe gjykatës? A janë mjekët e keqja e këtij vendi? A marrin mjekët një pagë me të cilën sot mund të jetojnë?

Vetë komuniteti mjekëve duhet të alarmohet si për fenomenin e ryshfetit dhe abuzimit të mjekut ashtu edhe për lehtësinë me të cilën mjekët përfundojnë në pranga.

Lehtësia me të cilën u vihen prangat mjekëve është në kontrast të fortë  me hezitimin për të hetuar dhe arrestuar zyrtarë të lartë apo edhe me dëshirën e oficerëve të policisë për të shoqëruar njerëz të krimit apo për t’u bërë ortak në krim.

Duket se mes krimit të “jakave të bardha” dhe ryshfetit të “bluzave të bardha”, policia dhe drejtësia ka zgjedhur si shënjestër mjekët. Aferim! Nuk ka si shpjegohet ndryshe përdorimi i metodave speciale për të “peshkuar” mjekët, infermierët dhe sanitarët.

Infiltrimi është metodë speciale hetimore që nuk mund të përdoret për çdo krim. Përdoret për krimin e organizuar, për trafikun ndërkombëtar të drogës (të drogave të forta), për vrasjet me karakter mafioz, për korrupsionin e përmasave të mëdha dhe në dëm të parasë publike, për pastrim parash etj.

Të thuash që është përdorur një “agjent i infiltruar” që ka ofruar 20 mijë lekë ryshfet tingëllon pak si shaka pa kripë.

Nëse policia është e fiksuar te shëndetësia agjentët e infiltruar mund të përdoreshin shumë mirë për te tenderat e ilaçeve, te tendarat e aparaturave mjekësore, te tenderat e kiteve kirurgjikale, te tenderat e ushqimit spitalor, te tenderat e ndërtimit apo meremetimit të spitaleve, te tenderat e shërbimeve të lavanderisë, te tenderat e shërbimit sanitar etj, etj.

Të merresh me mitmarrje dhe të pretendosh se ke luftuar korrupsionin është njëlloj si të ngatërrosh macen me luanin. A ka njeri që maces i thotë luan dhe luanit mace? Mesa duket paska.

Lista e arrestimit të mjekëve:

Tetor 2013: Arrestohen dy mjekë në Korçë, akuza ryshfet. Shuma 20 mijë lekë. Ministria e Shëndetësisë mbështet operacionin dhe premton se “lufta kundër korrupsionit do të thellohet edhe më tej”

Dhjetor 2013: Operacioni “Skaner 2013” arrestohet kirurgu shuma: 15 mijë lekë. Policia kryen arrestin pas një hetimi 1 mujor.

Shkurt 2014. Arrestohet mjeku në Vlorë. Operacioni “Bluzat e Pastra”. Akuza ryshfet. Shuma 50 mijë lekë.

Tetor 2014. Berat. Arrestohet mjeku. Akuza: “ngacmim seksual pacientes.

Qershor 2014. Policia arreston 3 mjekë të spitalit Hygea. Akuza: mjekim i pakujdesshëm.

Shkurt 2015. Arrestohen dy mjekë te Shefqet Ndroqi. Akuza: merrnin nga 1 mije në 6 mijë lekë!

Shtator 2015. Arrestohet mjeku në Gjirokastër. Akuza korrupsion pasiv. Shuma 20 mijë lekë.

Shtator 2016. Arrestohen dy mjekë në maternitet. Akuza: mjekim i gabuar

Nëntor 2016. Arrestohet mjeku në Shkodër. Akuza: shpërdorim detyre, falsifikim kartele pacientit.

Shtator 2018, arrestohet kardiologu dhe disa mjekë në Shkodër. (7 mjekë dhe infermierë) Akuza: shpenzime më shumë se nevoja.

Shtator 2018. Arrestohet ish drejtori spitalit, Berat. Akuza: shpërdorim detyre

Shkurt 2019. Arrestohet neo psikiatri. Akuza: korrupsion pasiv. Shuma 30 mijë lekë.

Prill 2019, arrestohen dy mjekë në Elbasan. Akzua: braktisje detyrës!

Qershor 2020: Arrestohen dy mjekë. Akuza: mjekim i një të kërkuari.

Qershor 2021. Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti. Operacioni “Bisturia”.  Shuma e sekuestruar si ryshfet. 37 mijë lelë dhe 55 euro.

Shkurt 2021. SPAK, arreston mjekun e njohur. Akuza: mitmarrje

Mars 2021. GjKKO vendim për arrest me burgun për mjekun. Akuza: merrte para për të nxjerrë më shpejt testin anticovid.

Gusht 2022. Arrestohet mjeku në Dibër. Akuza: nuk referon mjekimin e një pacienteje.

Shtator 2022. Arrestohen dy mjekë. Operacioni “Skaner”

Etiketa: kryesore2Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
KPK kallëzon Nezir Gjokën për fshehje pasurie. Daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë (Detajet)

KPK kallëzon Nezir Gjokën për fshehje pasurie. Daja i gjyqtares Etleva Deda përfundon për hetim nga Durrësi në Tiranë (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com