Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi nuk e cilëson ultimatum afatin që Komisioni i Rithemelimit i ka lënë kryetarit Basha për t’u larguar nga drejtimi i PD.
Sipas tij, kjo është thjesht një kujtesë që po i bëhet Bashës se është shkarkuar nga anëtarësia dhe që është vetëm deputet i PD.
“Nuk është ultimatum, është thjesht kujtesë që i bëhet deputetit Basha që nuk arrin të kuptojë vendimet që merr një organ. Që nga 11 dhjetori, Basha është thjesht deputeti Basha. Vendimi i 11 dhjetorit, i mirë apo i keq, i drejtë apo i padrejtë është marrë nga anëtarësia.
Do të shpresoja që Basha të bashkohet me demokratët. Nga kryetar e kanë larguar kuvendi dhe anëtarësia. Nuk është ngjarje e jashtëzakonshme të ikësh nga kryetar. Nuk u bë analizë, nuk pati reagim pas 25 prillit. Zoti Basha mban përgjegjësi të rëndë. PD duhet të riformatohet” – tha Baçi.
Discussion about this post