GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

4 korriku i veçantë për SHBA por edhe për VIP-at, ja kush feston ditëlindjen sot

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
4 korriku i veçantë për SHBA por edhe për VIP-at, ja kush feston ditëlindjen sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E njohur si Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korriku, nëpërmjet kinemasë, por edhe medias amerikane, kujtohet në të gjithë botën. Ndonëse me një vizitor të veçantë këtë vit në Shqipëri, ish-presidenti Bill Clinton, në një vizitë dyditore në Tiranë, faqet rozë dhe profilet në rrjetet sociale janë mbushur me urime për personazhet e njohur, duke filluar që nga Kryeministri Edi Rama e deri te njerëz të tjerë të panjohur, që sot festojnë ditën e lindjes bashkë me Amerikën.

Sot, edhe festat private bëhen lehtësisht publike, mjafton të hidhni një sy nga personazhet që sot festojnë ditëlindjet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto dy ditë i shoqëruar nga ish-presidenti Clinton, i cili ka vizituar vendin tonë për herë të parë. Pas përcjelljes, në një foto duke përqafuar Clinton, Rama shkruan: “Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”,- tha Bill Clinton dhe këtë mesazh e përcolli në rrjet Kryeministri Rama për të gjithë publikun.

Edhe Era Istrefi sot feston ditëlindjen, mbush 29 vjeç. Fenomeni ndërkombëtar tashmë ka gati projektet e reja, që, me siguri, presin të bëhen hite. Vetëm një ditë më parë, Era zbuloi edhe romancën e re të dashurisë me futbollistin Amir Rrahmani, ndërsa ditëlindjen e ka pritur në Greqi, në Mykonos, nga ku ka fryrë edhe qirinjtë e ditëlindjes. Motra e madhe, Nora, është gjithmonë aty për të festuar me motrën e vogël, çdo 4 korrik.

Edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj, feston ditëlindjen e 36-të sot, por ndoshta jo në një festë të madhe: “Malësoret festojnë me djathë t’njomë. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, në mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je gocë me fat”, –shkruan ajo përkrah fotos me të bijën dhe djathin me një qiri në dorë.

Edhe vajza më e madhe e Barack dhe Michelle Obama, Malia Obama, ka një ditë të veçantë sot – një festë e dyfishtë, që ajo i gëzohet çdo vit që kur ka lindur. Malia ka lindur më 4 korrik, ditën e pavarësisë, që do të thotë se ka jo vetëm ditëlindjen e saj të 25-të për të shijuar, por edhe festimet e 4 korrikut.

Malia është jashtëzakonisht private, por nëna dhe babai i shpërndajnë shpesh postimet e saj në llogaritë e tyre të mediave sociale.

Sikur Coldplay dhe Taylor Swift të mos shkaktonin një zhurmë aq të madhe, edhe reperi amerikan Post Malone konfirmoi se do të performojë në Singapor, në shtator. Në prag të ditëlindjes së tij të 28-të, ai lajmëroi se do të ketë koncerte edhe në qytete të tjera në Azi, duke përfshirë Bangkok, Manila, Taipei, Seul dhe Tokio.

Koncerti i ardhshëm i artistit që feston sot ditëlindjen është pjesë e turneut të tij në Azi, “If Y’all Weren’t Here, I’d Be Crying”.

Etiketa: 4 korrikdite e vecanteSHBA

Lajme të lidhura

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Para
Gjilani merr në huazim portierin e Kukësit për kupat europiane

Gjilani merr në huazim portierin e Kukësit për kupat europiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com