GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4-vjeçarja humbi jetën në spital, dyshime se u rrah nga familjarët

20:49 - 20/02/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
4-vjeçarja humbi jetën në spital, dyshime se u rrah nga familjarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 4-vjeçare ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar nga Spitali Rajonal i Gjakovës, pasi ishte përcjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjes, mjekët në Gjakovë i kishin thënë se ajo kishte lëndime në trup, që dyshohet se i kishte marrë nga rrahja prej një të mituri, por pas vdekjes së saj në QKUK, shkak i vdekjes i ishte përmendur një tjetër gjë.

Dyert e shtëpisë i kanë hapur për ngushëllime pas lamtumirës që i dhanë vajzës së tyre katër vjeçare, pasditen e së hënës.

Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, me ç’rast të bijën, e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë.

Por të njëjtën, më pas e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Sipas Hajrës, vajza i kishte thënë se e kishin rrahur fëmijët e familjarëve që kishin shkuar t’i vizitonin.

‘E morra çikën, filloi të qajë. I thash çka ki, më tha ma ka hi Jakupi me dërrasë qitu dhe djali i Sabijes më ka rreh krejt. As ajo s’mkallxoi bash mirë. Tu ardh nuk mund të ecte, ‘oj mam zemra po më dhemb’, e morra në shpi e tash si me fjalë mo, e mora ajo vetëm qante’, ka thënë Hajra.

Gjersa thotë se e ndjera nuk kishte forcë për të qëndruar në këmbë, e njëjta kishte pasur mavijosje në fund shpinë e ënjtje në gjoks.

Pasi e kishte dërguar në Spitalin e Gjakovës, mjekët, familjes i ishte thënë se e njëjta, kishte lëndime të rënda në kokë e në gjoks.

Pas përkeqësimit të gjendjes, katër vjeçarja ishte dërguar për trajtim në QKUK.

Por nëna e saj pretendon e asaj iu dha një shkak tjetër, që për fat të keq, rezultoi me vdekjen e saj.

‘Në gjysë nate më ka thirr doktoresha me hy në sallë, ku ka qenë çika. Kom hy kom qëndrua me çikë dhe erdh doktoresha po ma bën, oj zojë nuk e ka prej të rrahurit, ka infeksion të madh. I ka shpërthyer gjakderdhja prej infeksionit të madh’, ka shtuar ajo.

Shkakun e vdekjes nga një infeksion, e përmend edhe Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, por ai nuk ka kthyer përgjigje kur është pyetur nëse 4-vjeçarja, kishte shenja të dhunës në trup.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, nuk kanë thënë më shumë për rastin sesa që thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës gjersa nuk kanë dhënë përgjigje për intervistimin e të dyshuarve për rrahjen e të miturës.

Njësoj kanë vepruar edhe nga Prokuroria.

‘Ju njoftojmë se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në koordinim me policin janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet lidhur me këtë rast’, ka thënë nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nëna e të ndjerës ka thënë që vëllai i saj ka mohuar që i biri ka rrahur të ndjerën gjersa i njëjti, siç ka thënë familja, është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Dritë mbi rastin që është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’, pritet të hedhë raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ishte dërguar trupi i saj për obduksion.

Etiketa: 4 vjecarjadhunaSpital

Lajme të lidhura

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
VIDEO/ Efi hedh dyshime mbi Roelën dhe Vedatin: Kanë kaluar në intimitet

VIDEO/ Efi hedh dyshime mbi Roelën dhe Vedatin: Kanë kaluar në intimitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme për ambiciet e saj për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh....

Lexo më shumë
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com