GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

46 vjet nga pushkatimi i martirëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
46 vjet nga pushkatimi i martirëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot shënohen 46 vjet nga pushkatimi i poetëve martirë, Vilson Blloshmi  dhe Genc Leka.

Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u ekzekutuan më 17 korrik 1977 mbi bazën e pretendimeve se poezitë e tyre përbënin një kërcënim për regjimin komunist të Shqipërisë, edhe pse ato nuk ishin botuar.

“Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë”

Kjo është pjesë nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull “Saharaja”, e cila u konsideruar si vepër penale e agjitacion e propagandës për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor.

Të lindur në të njëjtin fshat – Berzheshtë, në zonën e Librazhdit – dy poetët jetuan një jetë të shkurtër dhe të vështirë nën regjimin e Hoxhës.

“Agjitacion dhe propagandë”

Vilson Blloshmi mbaroi studimet në Shkollën Pedagogjike në qytetin e Elbasanit, por përpjekjet e tij për të gjetur një punë mësues nuk patën sukses.

Familja e tij ishte etiketuar “kulakë”, një fjalë që e kishte origjinën në Bashkimin Sovjetik nën sundimin e Stalinit dhe përdorej për të përshkruar pronarët e tokës bujqësore në shkallë të vogël që konsideroheshin armiq të komunizmit.

Genc Leka gjithashtu studioi në Shkollën Pedagogjike në Elbasan. Leka punoi disa vite si mësues, por pasi kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak, nuk u lejua të kthehej në mësimdhënie dhe u dërgua të punonte në bujqësi.

Arrestimi i tyre ndodhi mbi bazën e akuzës “sabotim të ekonomisë” dhe “agjitacion dhe propagandë” kundër regjimit komunist.

Sigurimi I konsideroi poezite e tyre – të pabotuara –  shumë të trishtueshme dhe për këtë arsye nuk përfaqësonin “realitetin”.

“Ndër ato që janë bërë vargjet më të njohura nga poezia e Genc Lekës janë vargjet: “Nëse më i vdekur jam nga çdo i gjallë, Mirë, pra, mí gjallë jam se çdo i vdekur”.

Kërkesat për revokimin e dënimeve me vdekje të dy djemve të rinj u injoruan nga autoritetet.

Më datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd i dënoi dy poetët Vilson Blloshmin dhe Genc Lekën me vdekje, pushkatim, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977.

Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronzi në qytetin e Librazhdit./Syri

Etiketa: blloshmileka

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Ish-futbollisti: Tare bënte gjithçka, tani Sarri ka…

Sensacionale! Klubi i njohur anglez kërkon Taren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim
Aktualitet

Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës, për Veliajn shpreh tjetër qëndrim

12:42 - 14/11/26

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare...

Lexo më shumë
Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

Rama fshihet pas Europës, shpall protestën kundër qeverisë si sulm ndaj zhvillimit të Shqipërisë

12:19 - 14/11/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit! Dy viktima dhe disa të plagosur nga përplasja e 2 makinave

11:58 - 14/11/26
Asambleja e PS/ Ramës i dalin protestuesit në rrugë, breshëri vezësh drejt makinës së Kryeministrit

Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

11:41 - 14/11/26
Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

Rama shkarkon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës, ja kush do ta drejtojë kryeqytetin

11:25 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com