GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

5 zakone që na bëjnë të ndihemi më të lodhur në punë

21:28 - 17/11/21
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
5 zakone që na bëjnë të ndihemi më të lodhur në punë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marie Kondo na ka mësuar se bota rreth nesh është pasqyra e asaj që është brenda nesh: rregulli nuk është vetëm funksional për të jetuar në shtëpi, por për mirëqenien e mendjes sonë. Ky është një detaj që shpesh e harrojmë veçanërisht në kohërat e “smart working”, kur apartamenti dhe zyra janë gjithçka. Pikërisht tryeza duhet të jetë vendi i parë të cilit duhet t’i kushtoni vëmendje, pasi këtu kaloni pjesën më të madhe të kohës.

Një studim i Universitetit të Princeton zbuloi se një tryezë kaotike shkakton shpërqendrim dhe kufizon aftësinë e trurit për të përpunuar informacione, për këtë arsye duhet më shumë kohë për të kryer detyrat e thjeshta. Zgjidhja është që t’i kushtoni pesë minuta të ditës së punës për të vënë çdo gjë në vendin e saj. Më mirë akoma do të ishte në mbrëmje, për të gjetur gjithçka në rregull ditën tjetër. Një këshillë tjetër është që të rregulloni edhe materialet e hapur në kompjuter – ato krijojnë vetëm lodhje mendore, duke e bërë trurin tonë të besojë se ka më shumë gjëra për të bërë.

Nuk merrni frymë siç duhet

Të zënë nga puna dhe nga angazhimet, ne marrim frymë në mënyrë sipërfaqësore, duke i mbushur mushkëritë vetëm në një masë të vogël me ajër, duke i privuar vetes energji të çmuar dhe për më shumë punojmë duke i lodhur muskujt e shpatullave dhe kraharorit. Për këtë arsye, të paktën gjatë pushimeve të vogla, duhet të kujtohemi për diafragmën – merrni frymë duke mbushur me ajër barkun dhe zbrazeni atë duke e nxjerrë. Në këtë mënyrë, sasia e oksigjenit që hyn në gjak trefishohet, energjitë rriten dhe shpina ju falënderon.

Pini pak ujë

Ne e lidhim shpesh konsumin e ujit me formën fizike, por kjo nuk është arsyeja e vetme se pse duhet të pini ujë (ose ta merrni atë nëpërmjet ushqimit) të paktën dy litra në ditë. Uji ju ndihmon të ndiheni më pak të lodhur. Këtë e ka vërtetuar edhe një studim i Universitetit të Kalifornisë te dy grupe vullnetare – i pari shumë i hidratuar (2 litra) dhe i dyti, pak i hidratuar (1.2 litra). Të parët shfaqën humor më të mirë, se nuk vuanin nga përgjumja dhe ishin më shumë produktivë.

Ndërprerja vazhdimisht e fluksit të punës

Ka telefonata të cilave duhet t’u përgjigjeni me çdo kusht, por janë edhe ato më pak të rëndësishme, duke mos përmendur njoftimet e chat-eve dhe rrjeteve sociale. Të gjitha janë shpërqendrime për trurin tonë, i cili në këtë mënyrë ngarkohet, bëhet konfuz dhe kërkon më shumë kohë për të përfunduar detyrat. Çfarë të bëni? Një ide e thjeshtë, por efikase për ta përmirësuar, mund të jetë bllokimi i njoftimeve në smartphone dhe përqendrimi tek ato më të nevojshme email-e dhe chat-e pune që ju vijnë në kompjuter.

Nuk dilni nga shtëpia

Kemi nevojë për diell dhe të kushtojë sa të kushtojë, edhe nëse vijoni të punoni nga shtëpia – çdo ditë duhet të gjeni mënyrën për të bërë një shëtitje, që trupi të marrë vitaminën D. Ajo është shumë e dobishme për shëndetin e kockave, por ruan në ekuilibër edhe sistemin nervor dhe ndihmon në rregullimin e ritmeve cirkardiane, dhe si rezultat të ndihemi më pak të lodhur.

Etiketa: Lifestylepunezakone

Lajme të lidhura

Ekspozohet në muze kondomi i rrallë nga shekulli XIX
Kuriozitete

Ekspozohet në muze kondomi i rrallë nga shekulli XIX

15:16 - 04/06/25
Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën
Lifestyle

Studimi befasues: Punët më të kënaqshme nuk lidhen me pagën

19:16 - 30/05/25
Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?
Art & Kulturë

Kinema/ Cilët janë 10 filmat me fitimet më të mëdha në histori?

22:16 - 29/05/25
Para
Ish-trajneri i Interit i bindur: Inzagi nuk është i njëjtë pa Taren

Ish-trajneri i Interit i bindur: Inzagi nuk është i njëjtë pa Taren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alegri do Moise Ken në Milano, Tare fillon bisedimet me Fiorentinën
Breaking Views

Alegri do Moise Ken në Milano, Tare fillon bisedimet me Fiorentinën

22:34 - 18/06/25

Merkatoja verore vazhdon të ngrohet dhe një nga emrat që ka dalë në skenë së fundmi është ai i Moise...

Lexo më shumë
Sulmuesi shqiptar i Gjermanisë i shënon gol Anglisë në Europianin e 21-vjeçarëve (VIDEO)

Sulmuesi shqiptar i Gjermanisë i shënon gol Anglisë në Europianin e 21-vjeçarëve (VIDEO)

22:23 - 18/06/25
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Nuk kemi thënë se Irani po ndërton bombën bërthamore

21:46 - 18/06/25
Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës

Itali/ Mijëra qytetarë marshojnë për Gentianën, këshilltarja rajonale në krah të të birit të viktimës me mesazh kundër dhunës

21:21 - 18/06/25
Droni izraelit rrëzohet me raketë në Iran! Pamjet e mjetit ushtarak të bërë copash

Droni izraelit rrëzohet me raketë në Iran! Pamjet e mjetit ushtarak të bërë copash

20:38 - 18/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com