GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

500 familje pa energji elektrike në Shkodër, banorët në protestë: Kemi 3 ditë pa drita

12:17 - 25/01/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
500 familje pa energji elektrike në Shkodër, banorët në protestë: Kemi 3 ditë pa drita
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gati 500 familje në Hotin e Ri, Shkodër, vuajnë prej ditësh për energji elektrike. Ata tregojnë se po bëjnë 3 ditë që kanë probleme me energjinë, pasi iu shkëputet për orë të tëra, ose bëjnë gjatë ditës shkëputje të shpeshta të paparalajmëruara. Për këtë arsye ata kanë dalë sot në protestë para OSHEE Shkodër, ku i bëjnë thirrje të zgjidhin këtë problem sa më parë.

Një nga banorët shprehet se, ata kanë bërë dhe më parë një ankesë por askush nuk e ka marrë parasysh. Ndërsa tregojnë se kanë paguar rregullisht faturat për energjinë, ata paralajmërojnë se do të ashpërojnë protestën dhe do të bllokojnë rrugët kryesore.

“Janë rreth 500 familje në këtë zonë që përballen me këtë problem. Kemi gati 4 netë pa drita, vijnë 1 orë dhe fiken, vijnë e ikin si në mesjetë. Ne faturat i paguajmë tamam. Edhe kur vjen korrenti vjen shumë  i dobët.  Ne kemi ardhur me takuar drejtorin, por ai nuk del na fshihet. Ne bllokojmë rrugën nëse nuk gjejmë zgjidhje”, tha një banorë.

Ndërkohë një tjetër ka treguar se nuk mund të rrinë pa energji elektrike, për shkak se nuk kanë me çfarë të ngrohen. Ndërsa tregon se iu janë djegur pajisjet elektronike për shkak se energjia shkëputet shpesh.

“Ne kemi pyetur, pse fiken dritat në të njëjtin orar, asnjëherë nuk na kanë dhënë një shpjegim. Vetëm 20 shtëpia marrin drita ne tjerët jo. Në këtë temperatura të ulta nuk është normale mos me pas drita. Na janë djegur pajisjet shtëpiake pasi i bëjnë dritat fiku-ndizu. Desh na mori shtëpia flakë se bëri masë lavatriçja.  Është e turpshme sepse për faturat vijnë, ndërsa për të na dhënë shërbimin as që duken fare”, tha ai.

Pavarësisht se banorët ndodhen për më shumë se një orë në protestë, drejtori i OSHEE Shkodër nuk ka dalë që të diskutojë me ta, apo të marrë një masë për zgjidhjen e këtij problemi.

Etiketa: Kryesore1OSHEEEproteste

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
Arrestohet 26-vjeçari në Berat, kapet me pushkë dhe drogë

Arrestohet 26-vjeçari në Berat, kapet me pushkë dhe drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com