Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Memo Meto”, në Tiranë pasi 42-vjeçari me inicialet Igli Alianji, i ka vënë zjarrin banesës së tij. Si pasojë e asfiksisë, 42-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.
Sipas policisë, Alianji dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post