GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

62 vite burg për 7 personat e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
62 vite burg për 7 personat e përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Kosovës ka dënuar me 62 vite burg, 7 të akuzuarit për përdhunimin e 11 vjeçares, në Prishtinë në vitin 2022.

Lajmin e ka konfirmuar avokatja e viktimës, Kimete Krasniqi. Sipas saj, një prej të akuzuarve është dënuar me 12 vjet burgim, 6 janë dënuar me nga 10 vjet burgim dhe një është liruar në mungesë të provave.

“Vetëm njëri është liruar në mungesë të provave, ndërsa të tjerët janë dënuar me aktgjykim meritues, njëri prej tyre shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa të tjerët janë dënuar me nga 10 vjet burgim”, ka thënë avokatja e Krasniqi për mediat kosovare.

Ndër të tjera Krasniqi ka treguar se viktima gjendet në strehimore, duke thënë se gjëndja e të miturës është jo e kënaqshme.

Lidhur me dënimet ka folur edhe avokati i një prej të dënuarve. Avokati Haxhi Millaku ka thënë se klienti i tij është dënuar me 10 vjet burgim.

 “Klienti im është dënuar me 10 vjet, për një kontakt që e ka pasur 5 minuta, është e tmerrshme, ka qenë kontakt që e ka kontaktuar, edhe ai as ajo nuk e ka njohur as nuk e ka identifikuar, vetëm bisedë dhe asnjëherë nuk e ka identifikuar klientin tim, edhe brenda seancë kemi kërkuar identifikimin edhe brenda seancës, nuk e njeh”, është shprehur Millaku.

Millaku ka akuzuar institucionet e drejtësisë për fabrikim të këtij rasti.

“Kemi të bëjmë me një fabrikim komplet, nga fillimi deri në fund, të një situate inekzistente apo thënë me tepër është simulim i vetë organeve të drejtësisë. Me të vetmin qëllim që ta arsyetojë mediumet se ndodhi kjo dhe një grup i personave kanë pasur kontakt me një fëmijë 11-vjeçar, është skandaloze”, ka deklaruar Millaku.

Ndër të tjera avokati pretendon që viktima është mbi 16 vjeçe.

“Shkenca e mjekësisë, në kuptimin shkencor, radiologjik, dora e majtë, kocka e vërteton që është mbi 16 vjeç. , prandaj është e tmerrshme … Janë normat imperativë që nuk guxon t’i anashkalojë drejtësia, është skandal”, ka theksuar Millaku.

Rikujtojmë që opinion publik u trondit në gusht të 2022, ku një 11 vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona. Rasti u zbulua pasi nëna e të miturës e denoncoi si të humbur. Policia zbuloj së ajo ishte rrëmbyer në park nga disa persona dhe ishte përdhunuar për 7 orë resht. Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që kjo ndodhte, pasi ajo ishte abuzuar për disa muaj me radhë.

Pas ndjekjes së ngjarjes policia vendoi para drejtësisë 8 persona.

Etiketa: perdhunim kosove

Lajme të lidhura

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n
Aktualitet

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

21:39 - 08/11/26
Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit
Aktualitet

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

21:00 - 08/11/26
Para
Distancohem si qytetar!

Fuga: Zgjedhjet për akademikë në shkelje flagrante të ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26

Old Trafford u bë skena e një ndeshjeje spektakolare me gola të shumtë ku përballë u vunë Manchester United dhe...

Lexo më shumë
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

“Rama përdor metodat e Lukashenkos”, aktivisti: Gjobat vendosen për frikësim

22:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

Takimi në “Valamar” i Klodian Brahos me ministrin e Ramës/ Deputeti akuzon kreun e SPAK: Është blerë me leje ndërtimi!

21:59 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com