Të paktën 48 persona kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e incidenteve gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Mes të lënduarve ka efektivë policie, protestues, gazetarë, punonjës sigurie dhe kalimtarë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 36 persona për të marrë trajtim mjekësor.
Prej tyre, 12 janë efektivë policie, 14 protestues, 6 gazetarë dhe 4 kalimtarë. Ministria bën me dije se aktualisht janë të shtruar në këtë spital 5 persona: një efektiv policie, 3 protestues dhe një gazetar, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
gijotina.com/










Discussion about this post