GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

8 ndryshime të padallueshme mes burrave dhe grave

23:37 - 27/03/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
8 ndryshime të padallueshme mes burrave dhe grave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E dini se çdo gjë në trupin tonë ndikohet nga gjinia, nga qelizat deri tek organet. Jo vetëm sepse burrat dhe gratë kanë hormone të ndryshme, por gjithashtu sepse qelizat në trupin tonë e interpretojnë ndryshe ADN-në dhe më tej përcaktojnë gjininë tonë. Çfarë ndryshimesh (jo të dallueshme) ka mes burrave dhe grave?

1. Kujtesa ndryshon në varësi të gjinisë

Që nga fëmijëria vihet re që kujtesa e grave është më e fortë se ajo e burrave, por ky ndryshim bëhet i dukshëm pas pubertetit.

Përgjithësisht gratë kanë memorie vizuale më të fortë se burrat dhe kujtohen për detaje që ata s’do t’i mbanin mend kurrë nëse një grua s’do t’ua kujtonte. Tani mund ta kuptoni pse ai s’e kujton kurrë datën e veçantë, harron ditëlindjen tuaj apo edhe që ka takim tek dentisti në orën 17:00.

2. Shqisa e nuhatjes është gjithashtu më e fortë tek gratë

Studimet kanë arritur në përfundimin se gratë kanë 50% më shumë neurone  se burrat në zonën e trurit që është përgjegjëse për nuhatjen. Në të shkuarën, nuhatja e mirë i ndihmonte gratë të zgjidhnin mirë partnerët e tyre me të cilët do të riprodhoheshin.

Gratë kanë më shumë shanse të reagojnë keq kur nuhasin diçka të fortë, prandaj jo më kot njihen si qënie më të ndjeshme.

3. Edhe madhësia e zemrës është e ndryshme

Fiziku i burrave është përgjithësisht më i madh se i grave, përfshi këtu dhe zemrën. Burrat kanë zemër më të madhe dhe prej kësaj madhësie, rreh më ngadalë. Rrahjet mesatare të zemrës për një burrë janë mes 70-72 në minutë e ndërsa për një grua 78-82.

4. Ndryshime në aftësi

Në disa detyra burrat performojnë më mirë se gratë dhe e kundërta. Kjo, jo sepse janë më inteligjentë, por sepse përdorin ndryshe hemisfera të ndryshme të trurit.

Përshembull gratë janë më të mira në arsyetim, analiza dhe në kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë, kurse burrat fokusohen tek një detyrë e vetme sfiduese që kërkon koordinimin e syve dhe duarve.

5. Edhe shijet në ushqim lidhen me gjininë tuaj

Gratë janë të zonjat të shijojnë çdo lloj shijeje, ndryshe nga burrat të cilët janë “më indiferentë”.

6. Gratë shtojnë në peshë më shpejt se burrat

Duke qenë se burrat kanë më shumë testosteronë, gjasat për të rënë në peshë janë më të mëdha. Edhe nëse një grua kujdeset shumë për dietën ushqimore dhe merr më pak kalori se një burrë përgjatë ditës, ka më shumë shëndet se një burrë.

7. Dëgjimi ka shumë lidhje me gjininë

Studimet kanë treguar se një burrë ka 5-fish më shumë shanse ta humbasë dëgjimin krahasuar me gratë. Sipas ekspertëve kjo lidhet me stilin e tyre të jetës, duke qenë më të ekspozuar ndaj zhurmave. Të tjerë thonë se dëgjimi tek gratë është më i zhvilluar sidomos në moshën e mesme, por kjo reduktohet me kalimin e kohës.

8. Procesi i shërimit është i ndryshëm tek gratë dhe burrat

Plagët në trupin e një burri kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar sesa ato në trupin e një gruaje.

Burimi: Bright Side

Etiketa: BrightSide

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
E dini ç’tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

E dini ç'tregon për ju mënyra si i mbani flokët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com