Janari ishte i mbushur me vrasje dhe aksidente, por muaji shkurt nisi me ngjarje tepër të rënda. Një vajzë 15 vjeçare kreu vetëvrasje duke u hedhur nga dritarja e apartamentit ku jetonte në Lushnjë. Askush nuk e kishte kuptuar gjendjen e saj, askush nuk e dinte se çfarë lufte kishte Brenda vetes ajo vajzë që e shtyu deri në vetëflijim. Ndërkohë, pa u zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tronditëse, një tjetër lajm I kobshëm shpërtheu në Tiranë babai vret djalin e tij.
Të dhënat paraprake flasin se ata të dy ishin në gjendje të dehur dhe në debat e sipër, pas fjalëve të rëndë që I thanë njeri- tjetrit, babai merr thikën dhe qëllon për vdekje djalin e tij 37 vjeçar. Edhe për vajzën në Lushnjë që u shua në lule të rinisë, informacionet të çojnë se ky akt I rëndë u mor për shkak të bullizimit dhe mungesë së theksuar që kemi në këtë vend për trajtimin e adoleshentëve që përballe me vështirësi dhe emocione të moshës.
Dy ditë më para xhaxhai plagosin nipin pas një sherri me vëllain e vetë pasi kishin konsumuar drogë. Po në të njëjtën ditë një burrë plagosi me thikë dy vëllezër, pasi ishin sharë për një sherr të çastit.
E pra, këto ngjarje tronditëse ndodhin për një fjalë, për një mungesë të theksuar ndërgjegjësimi, për një neglizhencë të theksuar të sistemit të drejtësisë. Epo në momentet që flasim ‘Fjala jeton, por këta persona jo”. E pra nuk jemi të sigurt në këtë vend dhe përgjegjësia kryesore kalon mbi të gjithë institucionet e drejtësisë, sigurisë, mbrojtjes dhe rendit.
Shqiptarët të pasigurt në Shqipëri
Sot, shqiptarët janë më të shtresuarit në europë, gjithashtu më të pasigurtit si nga ana juridike edhe në aspektin financiar dhe atë të pronës ( që shpesh bëhen shkak për tragjedi). Të paktën kështu tregojnë raportet e publikuara nga organizatat ndërkombëtarë, si Gallup e të tjerë.
Shqipëria vlerësohet me 80 pikë në botë për sigurinë, sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup. Sa më i lartë rezultati, aq më e lartë është përqindja e popullsisë që raporton se ndihet e sigurt. Krahasuar me një vit me parë, shqiptarët ndihen më të pasigurt.
Qeveria relativizon dhe manipulon
Por qeveria jonë, vetë kryeministri kërkon ta kalojë përgjegjësinë me propagandën dhe deklarta manipuluese. Ditën e premte kryeministri Edi Rama me një deklaratë që synonte bindjen e qytetarëve për të kundërtën e asaj çka ne jetojmë në realitet tha se 82% e qytetarëve të anketuar nga një kompani e pavarura suedeze ndjehen të sigurt në Shqipëri.
“Ne jemi sot shumë pranë mesatares së BE për numrin e vrasjeve. Lajmi i mirë është që këtë të vërtetë që ne e shohim te shifrat e lexon edhe në faqet e kësaj ankete. Publiku, shqiptarët, ata që jetojnë jetën e përditshme në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, në të gjitha herët e anketimit që prej se kryhet kjo anketë, janë shumë afër logjikës së fakteve të shifrave të progresit të matshëm të Policisë së Shtetit, fakteve që i marrim nga puna e Policisë sëe Shtetit si numri i vrasjeve, aksidenteve, grabitjeve… është një fakt që tregon se populli është shumë i qartë në leximin e situatës së sigurisë edhe në leximin e problematikave si dhe në vlerësimin e punës së Policisë, se të gjithë ata që ua rrokanisin kokën në sallonet e debateve televizive çdo natë dhe balta e përditshme që hidhet nga ata që prej 10 vitesh tanimë nuk kanë lënë gjë pa thënë për Policinë, drejtuesit dhe punonjësit e saj. 82% e qytetarëve ndjehen sot të sigurt ose shumë të sigurt në Shqipëri, brenda normës së BE kjo“, deklaroi Rama.
Por, për fat të këto ngjare kaq të rënda treguan se krimi në familjë dhe mungesa e sigurisë për të rinjtë janë në nivele shumë të lartë. Edhe nëse qëndrojmë në nivelet e Europës, duhet të theksojmë se jemi një vend shumë më i vogël në raport me vendet e tjera europiane. E pra, edhe njëherë dëshmuam se kemi një sistem arsimor, kulturore dhe drejtësie te denigruar. Dikush duhet të mbaj përgjegjësi për këto ngjarje, pasi të gjithë ne jemi nga pak përgjegjës!
Discussion about this post