Ish luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj theksoi se qytetarët kanë rrëzuar mendësinë dhe “sindromin” se njëra nga dy partitë e mëdha duhet të jenë të vetmet që mund të qeverisin vendin.
Ai theksoi se qeveria e Edi Ramës, që me ardhjen në pushtet, i ka mashtruar sistematikisht qytetarët shqiptarë.
“Është rrëzuar mendësia ose sindroma që një nga këto dy parti duhet të jetë në pushtet. Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Është këputje zinxhirësh nga sindroma e skllavit politik. Më dhimbsen ata që mendojnë se akoma mbijetesa është e mundur në zinxhirët e partisë. Ne jetojmë edhe më mirë dhe dinjitetshëm. Kjo qeveri ka mashtruar prej 2013 shqiptarët.
Roma ka përfunduar para 2 mijë vjetësh ciklin e ujësjellësve dhe kanalizimeve, ne akoma sot nëpër fushata premtojnë ujësjellës e kanalizime. Këtu vidhen edhe filterat e ujit. Njerëzit jetojnë në gjendje të tmerrshme saqë në 2026 të blejnë ujë me bidona.”, tha mes të tjerash ai.
Ai theksoi se do ta gjejnë një mënyrë paqësore për të bërë të mundur largimin e Ramës.
“Të mos eskalojmë me masa të tjera, ne do të gjejmë një rrugë. Nuk duhet të rehatohet për mënyrën paqësore. Këto janë injorancat e tij që e bëjnë agresiv popullin. Do të gjejmë një rrugë paqësore”, tha ai.










Discussion about this post