GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

9 persona plagosen me thikë në një tren në Kembrixh të Anglisë, dy të arrestuar

09:00 - 02/11/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
9 persona plagosen me thikë në një tren në Kembrixh të Anglisë, dy të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëntë persona janë plagosur me thikë gjatë një sulmi në një tren pranë Kembrixhit, në Anglinë Lindore, mbrëmjen e së shtunës. Policia Britanike e Transportit ka bërë të ditur se dy burra janë arrestuar në lidhje me ngjarjen, e cila është cilësuar nga kryeministri Keir Starmer si një “incident i tmerrshëm”.

Ngjarja ndodhi në një tren që ndaloi në stacionin Huntingdon rreth orës 19:39 të mbrëmjes. Policia e armatosur ndërhyri menjëherë, ndërsa treni u ndal për të mundësuar arrestimin e dy të dyshuarve.

Në një deklaratë, shefi i Policisë Britanike të Transportit (BTP), Chris Casey, tha se policia kundër terrorizmit po mbështet hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e sulmit.

“Po kryejmë hetime urgjente për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe mund të duhet pak kohë para se të jemi në gjendje të konfirmojmë diçka më tej,” tha Casey, duke shtuar se në këtë fazë të hershme “nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohej mbi shkaqet e incidentit.”

Kryeministri Keir Starmer reagoi përmes një deklarate në platformën X, duke e cilësuar ngjarjen “thellësisht shqetësuese”.

“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur dhe falënderimet e mia shkojnë për shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre. Kushdo që ndodhet në zonë duhet të ndjekë këshillat e policisë,”  shkroi Starmer.

Edhe Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, shprehu trishtimin e saj për sulmin, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin komentet dhe spekulimet deri në përfundimin e hetimeve.

Hetimet për incidentin vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur nëse ngjarja ka lidhje me terrorizmin.

Etiketa: Angli

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Vlorë/ Pas 5 orësh arrati, arrestohet i riu që vrau kushëririn. Dëshmia: S’jam gati të tregoj arsyen

Vlorë/ Pas 5 orësh arrati, arrestohet i riu që vrau kushëririn. Dëshmia: S'jam gati të tregoj arsyen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com