GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

90 % e dosjeve tej afateve ligjore, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
90 % e dosjeve tej afateve ligjore, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

nspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe shkelje të afateve procedurale civile e penale.

Pas hetimeve, ILD i ka propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistraten Arta Llazari.

Sipas ILD-së, gjatë hetimit janë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.

Hetimi i inspektorëve të ILD-së ka konkluduar se: Nga ana e magjistrates subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme, çka është thuajse e barabartë me mungesën e drejtësisë.

Ndër konstatimet e raportit siç njofton ILD “në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar moskryerje veprimesh për një periudhë prej mbi 3 vite”.

“Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie)”, njofton ILD.

“Vonesa të ngjashme janë evidentuar në urdhra ekzekutimi (78% e çështjeve në 2023); lëshim i urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes/vërtetim urdhëri (deri në 60% e vendimeve tej afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit për vitin 2023); për kërkesa penale kryesisht ankim ndaj vendimit të mosfillimit të prokurorit (85% e vendimeve në vitin 2023, të padorëzuara); për kërkesa penale “masa sigurimi” ku përfshihen edhe vendime lejim/vleftësim përgjimi/kontrolli, tej afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit janë 6%  e vendimeve për vitin 2021, 16% për vitin 2022 dhe 66% për vitin 2023. Vendimet e padorëzuara në vitin 2023 janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor”, njofton ILD.

Sipas ILD-së “veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

“Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.

Vonesat në mosvënien në lëvizje të gjykimit dhe të arsyetimit të vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, të cilat janë të lidhura direkt me magjistratin”, njofton ILD.

Nga hetimi ILD njofton se bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin”.

“ILD i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistraten Arta Llazari, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në njoftimin e ILD.

Etiketa: gjyqtareILDshkarkim

Lajme të lidhura

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Para
Tabaku: Nuk ka avancim real për procesin e integrimit në BE

Tabaku: Nuk ka avancim real për procesin e integrimit në BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari
Aktualitet

Aksident në Lushnje! Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, vdes 43 vjeçari

08:38 - 02/06/26

Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhumari...

Lexo më shumë
Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş