GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

900 mijë euro drogë në frigorifer, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Gjermani

20:30 - 05/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
900 mijë euro drogë në frigorifer, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Gjermani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 24 tetor 2025, Zyra e Hetimeve Doganore e Hanoverit (Land Niedersachsen) sekuestroi në Oyten (rrethi Verden) 73 kilogramë hashash dhe marihuanë, të cilat ishin të paketuara si ‘Dubai-Schokolade’ (çokollatë nga Dubai).

Gjatë operacionit u arrestua një shtetas shqiptar 20-vjeçar, i cili ndodhet tashmë në paraburgim. Sipas autoriteteve gjermane, vlera në treg e drogës së sekuestruar arrin rreth 900 mijë euro.

Hetimet nisën pas kontrollit të një ngarkese mallrash që vinte nga Spanja, ku zyrtarët e doganës vunë re disa parregullsi. Brenda saj, ata zbuluan rreth 53 kilogramë marihuanë.

Pas këtij zbulimi, më 24 tetor, hetuesit kryen një kontroll banese në Oyten, ku njësia speciale e doganës së Hanoverit arrestoi të dyshuarin, që akuzohet për pjesëmarrje në trafikun e kanabisit.

‘Sipas zëdhënësit të zyrës së doganës, Guido Mäke, në banesë u gjetën edhe 20 kilogramë të tjerë hashashi, të ruajtur në frigoriferin e të arrestuarit. Droga ishte e paketuar si çokollatë nga Dubai dhe ishte gati për shitje,’ bëri të ditur ai.

Personi i arrestuar u dërgua para gjyqtarit të hetimeve paraprake dhe u vendos në masën e paraburgimit.

Hetimet e Zollfahndungsamt Hannover, nën drejtimin e Prokurorisë së Verdenit, vazhdojnë ende.

Autoritetet sqaruan se për arsye hetimore, rasti është bërë publik vetëm tani.

    

Lajme të lidhura

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit
Breaking Views

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia
Breaking Views

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Para
Kërcet arma në Bathore, plagoset 30-vjeçari, detajet e para

Kërcet arma në Bathore, plagoset 30-vjeçari, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26

Besiktas mori një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në transfertë ndaj Basaksehir, në ndeshjen e javës së 22-të të Süper...

Lexo më shumë
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

Gruda gjen rrjetën me RB Leipzig, goli i parë në Bundesliga (VIDEO)

22:03 - 15/02/26
DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

DW i bën jehonë padisë ndaj “Diellës”, ministrja virtuale në gjyq me aktoren

20:52 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com