GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia rikthen kufizimet: Mbi 30 mijë raste të reja dhe 1 mijë të vdekur çdo ditë

18:52 - 09/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia rikthen kufizimet: Mbi 30 mijë raste të reja dhe 1 mijë të vdekur çdo ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përpjekje për të frenuar një valë të katërt të koronavirusit, autoritetet ruse kanë vendosur të ndalin aktivitetin tregëtar dhe social. Disa fajësojnë për këtë fushatën e dështuar mbarëkombëtare për vaksinimin. Megjithëse ishte ndër vendet e para që filloi vaksinimin, strategjia e Rusisë për imunizimin nuk funksionoi me sukses. Siç njofton nga Moska korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Cherneff, vetëm 33% e popullsisë është e vaksinuar plotësisht.

Pavionet për COVID-in në spitalet e Moskës janë mbushur plot. Me mbi 30 mijë infektime të reja dhe 1 mijë të vdekur çdo ditë, situata në Rusi është rënduar ndërsa ka filluar një valë e katërt e pandemisë.

Autoritetet po reagojnë duke mbyllur aktivitetin tregëtar, restorantet, baret dhe dyqanet për të paktën 10 ditë.

Rusia ishte vendi i parë që njoftoi prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, por vetëm rreth një e treta e rusëve që kualifikohen janë të vaksinuar plotësisht.

“Kjo është absolutisht shokuese për një vend që prodhon vaksinën e vet. Shumica e vendeve të tjera i kanë blerë vaksinat në tregun ndërkombëtar. Prandaj mendoj që situata me vaksinimin është shkatërrimtare”, i tha Zërit të Amerikës virologu Georgii Bazykin, nga Instituti “Skolkovo” për Shkencën dhe Teknologjinë.

Edhe Presidenti Vladimir Putin u befasua kur mësoi se shumë nga njerëzit që punojnë me të kishin refuzuar të vaksinoheshin.

“Është e çuditshme. Janë njerëz me arsim universitar, me grada shkencore… Nuk e kuptoj se ç’po ndodh”, tha zoti Putin.

Mediat pro qeverisë kanë zhvilluar një fushatë që kritikët thonë se paraqet negativisht imunizimin me vaksinat e prodhuara në perëndim dhe vëzhguesit thonë se kjo ka influencuar tek shumë rusë që tashmë refuzojnë edhe vaksinën e vendit të tyre.

“Disa thonë që vaksinat janë të rrezikshme. Por njerëzit nuk janë budallenj. Ata mendojnë se nëse janë të rrezikshme vaksinat perëndimore, atëherë janë patjetër të rrezikshme edhe vaksinat ruse”, i tha Zërit të Amerikës zoti Bazykin.

Vëzhguesit thonë se vendimi i shumë rusëve për të mos u vaksinuar nuk bazohet në linja politike, por tek një mosbesim i përgjithshëm ndaj qeverisë.

“Në parim, të gjithë njerëzit, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, e kuptojnë se nuk ka ndonjë vlerë t’i besojnë propagandës ruse”, i tha Zërit të Amerikës, Kirill Martynov, redaktor politik në gazetën “Novaya Gazeta”.

Shumë rusë nuk gjejnë arsye për optimizëm. Qeveria ruse ka mbyllur edhe më parë bizneset dhe siç e shohin shumë njerëz, rritja e rasteve të infektimit dhe të vdekjeve tregojnë se kjo nuk mjafton.

Etiketa: Covid-19Rusi

Lajme të lidhura

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…
Botë

Trump për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite: Nuk e mendoi se do të më puthte pr*panicën…

18:00 - 29/03/26
Para
Arditi habit me deklaratën për Fifin: Kjo është pafytyrësi, e shet veten për…

Arditi habit me deklaratën për Fifin: Kjo është pafytyrësi, e shet veten për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=_OrEn8_fNxE Biznesmeni Fiqiri Pali u gjet me makinën plot me lekë dhe valuta duke blerë vota për PS-në në Maqellarë...

Lexo më shumë
Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë

15:32 - 30/03/26
Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

15:24 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

14:45 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com