Është vendosur masa e sigurisë për 4 të arrestuarit në operacionin e zhvilluar disa ditë më parë në pikën e Goricës, ku u sekuestruan 114 kg lëndë narkotike cannabis sattiva.
Prokuroria ka kërkuar masën “arrest në burg” për katër të arrestuarit, masë e cila u pranua edhe nga Gjykata. Joni Mosku ,Ligor Romaçka, Idriz Manej , Albion Çiko u lanë sot në arrest me burg në seancën e orës 09:30.
Ata u arrestuan ditën e shtunë, ku avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Gorica 66 kg cannabis. Ndërsa, Ligor Romackës iu gjet në magazinë 48 kg cannabis bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumencacion.
Discussion about this post