Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri e kishte të pamundur të përdorte adresën e tij në platformë gjatë muajit shtator pasi ai u raportua në mënyrë të rremë se kishte vdekur.
Një mashtrues i njohur si @Seynrai tregoi për Vice se ai ishte përgjegjës për këtë bllokim, dhe pranoi se kishte krijuar një lajmërim fallco në mënyrë që të bindte Instagram se Mosseri kishte vdekur.
“Njësoj si të gjithë shërbimet e tjera, Instagram ka online forms të cilat ndihmojnë njerëzit të raportojnë sjelljet e dyshimta ose rastet kur një familjar ose mik ka ndërruar jetë.” tregoi një zëdhënëse e Meta për Insider, e cila konfirmoi se adresa e Mosseri ishte e paaksesueshme për një periudhë të shkurtër kohore.
“Për fat të keq disa persona abuzojnë me këto forms, prandaj ne punësojmë investigues dhe specialistë cybersecurity për të zbuluar taktikat e mashtruesve në mënyrë që ne të mund të përmirësohemi dhe ta vështirësojmë punën për ta.” shtoi ajo.
Në këtë rast adresa e drejtuesit të Instagram u rikthye në mënyrë të menjëhershme, mirëpo një përdorues i thjeshtë e ka shumë të vështirë për të rifituar akses në profilin e tij përgjatë disa javësh.
Në mënyrë që të bllokojnë përdoruesit e thjeshtë me më pak se 1 milionë followers, Syenrai tregoi se ato i kanë dërguar Instagram lajmërime vdekjeje të sajuara të njerëzve të ndryshëm, dhe pse username i tyre nuk përkon me personin. Ky person është pjesë e një industrie ku klientët paguajnë mashtruesit për të fshirë një adresë të caktuar nga rrjeti social për $60.
Discussion about this post