Komisioni Evropian ka dalë me rezultate paraprake hulumtuese ndaj platformës TikTok, duke e akuzuar se rrezikon shëndetin mendor të përdoruesve përmes sistemit të rekomandimit të videove dhe se mund të përballet me gjoba të rënda.
Sipas autoritetit evropian në Bruksel, algoritmi i platformës u shfaq personave veçanërisht të cenueshëm një rrjedhë të pafund videosh të personalizuara që mund të përkeqësojnë problemet psikike, duke nxitur rrezikun e varësisë, çrregullimet e të ngrënit dhe ankthin. Brukseli vlerëson se masat e deritanishme mbrojtëse kanë qenë të paefektshme, ndërsa butoni “Nuk jam i interesuar” nuk mjafton për të ndryshuar përmbajtjen në faqen “For You”.
Në fokus të hetimit është pikërisht efekti i njohur si “Rabbit Hole” (humbja në spiralen e informacionit të përshkallëzuar), ku përdoruesit zhyten aq thellë në tema të caktuara sa e kanë të vështirë të shkëputen. Komisioni thekson se algoritmi personalizon edhe përmbajtje emocionalisht të dëmshme që lidhen me trishtimin, vetminë apo perceptimin e trupit, duke dëmtuar mirëqenien mendore të fëmijëve dhe të rinjve.
Për këtë arsye, Komisioni Evropian kërkon ndryshime rrënjësore, duke kërkuar që algoritmi të mos bazohet më te koha e kaluar duke parë videot dhe t’u jepet përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shfaqet në ekranet e tyre.
gijotina.com/









Discussion about this post