GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Çfarë është Palm Angels që po e shohim kudo

13:00 - 21/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është Palm Angels që po e shohim kudo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtori artistik i Moncler, Francesco Ragazzi nuk kishte në plan që të krijonte një markë të vetën. Fillimisht, projekti i tij Palm Angels ishte thjesht një libër që vendoset nëpër kafene, ku paraqiteshin fotografi me skena skejtbordi në Los Angeles. Megjithatë duket se patinat dhe lidhja me vendlindjen e tij, Italinë, e frymëzoi Ragazzi-n për të krijuar Palm Angeles, një markë që është ndër të preferuarat e emrave me ndikim si A$AP Rocky apo Joe Jonas.

 “Unë kam nevojë të riinterpretoj kulturën amerikane me këndvështrimin tim. Kjo është arsyeja pse kur realizova librin me fotografi, bëra një reportazh për patinatorët në Venice Beach, Los Angeles, por në mënyrën time si i huaj.

FRANCESCO RAGAZZI

Linja ime është përfaqësimi i kulturës amerikane si i huaj. Emri Palm Angels vjen nga fotografia e parë që bëra për librin tim. Ishte një djalë flokëverdhë dhe po kërcente në ajër me patinën e tij në palmat e Kalifornisë. Mendova, ja tek janë palmat, ai duket si engjëll, kështu që ‘Palm Angels’.” – tha ai në një intervistë për Coveteur.

Po në të njëjtën intervistë, Ragazzi u shpreh se të jetuarit mes SHBA-së dhe Italisë ka ndikuar që të shfaqë kuriozitet për të bërë bashkë dy kulturat. Ai u shpreh se marka lindi krejt rastësisht, pas bashkëpunimit me Pharrel Williams.

“Doja të isha fotograf mode – fotografia ka qenë gjithnjë pasioni im. Herën e parë kur shkova në Los Angeles kisha aparatin tim të vogël dhe u dashurova me qytetin. Kështu lindi me pak fjalë. Pastaj e prezantova projektin te Rizzoli [botues] dhe Pharrell Williams me të cilin po punoja. Ai ka qenë patinator kështu që shkroi parathënien e librit. Kjo ndodhi në vitin 2014. Pastaj një mik më tha, ‘pse nuk nis një linjë tënden? Do të të mbështes’. Kështu nisi.”

Palm Angels u themelua në vitin 2015. Marka e ka bazën në Milano, megjithëse nuk mund të quhet një markë italiane, pasi frymëzimi i saj është kultura e skejtbordit në Los Angeles. Nga ana tjetër, marka nuk është as amerikane, pasi Ragazzi e sheh kulturën amerikane në këndvështrimin e tij, si një i huaj. Në ditët e sotme, Palm Angels është një nga markat e preferuarave të reperëve dhe yjeve të NBA. Palm Angels ka krijuar një terren të sigurt në industrinë e modës, sidomos për njerëzit që nuk shohin ndonjë ndryshim mes veshjeve luksozeve dhe atyre të përditshmërisë.

Etiketa: FashionFrancesco RagazzimodeMonclerPalm Angelsveshje

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Bashkia e Tiranës informon të apasionuarit e librave mbi website-in e ri

Bashkia e Tiranës informon të apasionuarit e librave mbi website-in e ri

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com