GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

COP26, vazhdojnë debatet në Konferencën për Klimën në Glasgow

14:40 - 13/11/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
COP26, vazhdojnë debatet në Konferencën për Klimën në Glasgow
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debate me orë të zgjatura për një sinjal mbarë botëror për ndalimin e qymyrit dhe për më shumë ndihma financiare për vendet e varfra po frenojnë mbylljen e Konferencës Botërore për Klimën. Drafte të reja për deklaratën përfundimtare të COP26 pritet të paraqiten gjatë së shtunës (13.11) , mësohet nga qarqet e negociuesve në konferencë. Në fund samiti mund të mbyllet të shtunën pasdite, ndërkohë që ishte planifikuar të përfundonte të premten në mbrëmje.

Ndërsa disa shtete avancojnë shumë me kërkesat e tyre, shtete të tjera nuk janë kaq ambiciozë. Shoqatat e mjedisit tërheqin vëmendjen që deklarata të mos vendoset në minutën e fundit duke mbetur e zbehtë në përmbajtje.

Në një nga draftet paraprake thirrja për shkëputjen nga përdorimi i qymyrit dhe subvencionet për energjinë fosile u zbut nën presionin e vendeve në ekspansion. Në draftin e fundit korrigjimi u bë duke kërkuar heqjen vetëm të subvencioneve “jo efikase” si dhe të centraleve, emisionet e CO2 të të cilave nuk eliminohen dhe nuk mund të absorbohen.

Kryetari i Shoqatës gjermane Greenpeace, Martin Kaiser, deklaroi, se boshllëqet sa i përket temës së qymyrit dhe subvencioneve duhet të mbyllen urgjentisht. Në rast të kundërt kjo konferencë në Glasgou rrezikon të dështojë. Tani ka ardhur koha që ministrja gjermane ende në detyrë e Mjedisit Svenja Schulze të demonstrojë në bisedime peshën e kombit me ekonominë e katërt të fuqishme në botë.

Schulze të premten në mbrëmje – pavarësisht çështjeve ende të hapura – u shpreh për “përparime të mira”. Ndër të tjera ajo përshëndeti një sërë nismash për mbrojtjen e klimës, të cilat gjatë ditëve të fundit janë vënë në udhë krahas bisedimeve të rregullta nga presidenca britanike e konferencës.

Parimisht në samit u pranua domosdoshmëria për uljen e efektit global serë në atmosferë deri në vitin 2030 me 45 përqind krahasuar me vitin 2010, për ta kufizuar me 1.5 gradë ngrohjen globale në krahasim me periudhën para industrializimit. Konkretizimi i uljes së nevojshme të temperaturës konsiderohet si një përparim i qenësishëm.

Qëllimi është i qartë, aktualisht Toka, sipas të dhënave të OKB-së, po shkon drejt ngrohjes me rreth 2.7 gradë.

Ndaj vendeve të industrializuara iu bë thirrje që dyfishojnë ndihmat për vendet më të varfra në mënyrë që ato të përshtasin masat për mbrojtjen e klimës. Fjala është për shkatërrime dhe zhvendosje të popullsisë të imponuara prej thatësirave, vërshimeve apo stuhive. Meqenëse kërkesa është për dyfishimin e ndihmave deri në vitin 2025, ky apel nuk është më “një premtim bosh” deklaroi  Oxfam, një shoqatë ndërkombëtare e organizatave të ndryshme të ndihmës për zhvillimin.

Etiketa: DEBATEklima

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Alimehmeti: Të hiqet ora policore, efekti i Covid-19 është reduktuar

Alimehmeti: Të hiqet ora policore, efekti i Covid-19 është reduktuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com