GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ljuis Hamilton fiton çmimin e madh te SHBA-së në Formula 1,por nuk shpallet dot kampion i botës

në Sport, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ljuis Hamilton është shumë pranë titullit të katërt kampion në karrierë në Formula 1, pas fitores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anglezi I Mercedesit triumfoi sërish ndaj rivalit të tij të Ferrarit, Fetel Nuk mjaftoi nisja më e mirë dhe as parakalimi. Pista e Ostinit në Teksas dhe Çmimi I Madh I Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte gara e duhur për Sebastian Fetelin dhe për Ferrarin. Piloti gjerman provoi një tjetër humbje ndaj rivalit të tij të madh, Ljuis Hamilton, disfatë që besohet se e ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit. Anglezi i Mercedesit u përgjigj me parakalimin në xhiron e gjashtë, sikur t’i thoshte se nuk kishte shpresë për përmbysje. Shumëkush u lumturua në Ostin, përfshi edhe ish-kampionin e madh të atletikës, Usain Bolt. E vërtetë, titulli nuk u vendos në Amerikë, pasi Fetel doli I dyti dhe jo I pesti, por mbetën për t’u bërë vetëm formalitetet, që ndoshta do të jenë në garën e ardhshmë në Meksikë. Hamilton ka 66 pikë epërsi ndaj gjermanit, kur në lojë mbeten vetëm 75, dhe I mjafton vendi I gjashtë në Qytetin e Meksikos. Ferrari provoi çdo gjë për të ndryshuar fatin e përballjes, dhe gjermani bëri dy ndalesa ndaj një të rivalit, por edhe pse Ferrari iu afrua shumë Mercedesit, nuk mundi ta parakalonte. Hamilton ka 331 pikë ndaj 265 të Fetelit, fare pranë titullit të katërt në karrierë. Mercedesi ndërkaq, e fitoi kampionatin e skuadrave, duke qenë I paarritshëm nga Ferrari. Hamilton: “Në kthesën e parë, Fetel ishte po aq I shpejtë sa unë, pasi e tillë ishte pista. Më pas, ne kishim epërsi më të madhe sesa unë prisja dhe kjo na dha fitoren. Nuk desha të sforcoja shumë makinën pasi doja të ruaja gomat nga konsumimi, ndaj edhe nuk u shkëputa më shumë. Për titullin le të flasim në garë e ardhshme, ku do të kërkoj sërish fitoren”. Fetel: “Nuk e kishim shpejtësinë e duhur dhe vendosëm të bënim dy ndalime. Kjo do të thoshte se duhej të bënim disa parakalime më shumë, gjë që e bëri garën më emocionuese, por në përfundim nuk ishte një paraqitje e madhe. Unë nuk jam I lumtur me këtë që arritëm, pasi mendoja se në këtë pistë mund të fitonim, por nuk ia dolëm”.

Etiketa: fitonHamiltonkampion

Lajme të lidhura

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë
Sport

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë
Sport

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra
Sport

Inagurohet fusha e re sportive në Durrës, Presidenti Duka: Ta mbushni me energji, buzëqeshje dhe ëndrra

11:03 - 10/09/26
Para

Ndotja e Knallës në Shëngjin, specialistët e Mjedisit: Nuk ka lëndë helmuese

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve...

Lexo më shumë
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Champions League rikthehet me duele të forta, Bayern nis rrugëtimin ndaj Bodo Glimt

14:44 - 10/09/26
Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com