GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Afera CEZ-DIA, Ismailaj kërkon riçelje të gjykimit

në Aktualitet, KRYESORE, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rreth 60% e japonezëve dëshirojnë që Lojërat Olimpike  të anulohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” kërkoi rihapjen e gjyqit në Gjykatën e Tiranës. Edhe pse biznesmeni i pandehur paraqiti 132 prova të reja para gjykatës, kjo e fundit rrezoi kërkesën e tij.
Ai argumentoi se nuk kishte pasur mundësi t’i siguronte më parë këto prova.

Kastriot Ismailaj nuk pranoi të futet në sallën e gjyqit pa u larguar kamerat.
Thuajse si në çdo seancë tjetër, ish-administratori i DIA-s, i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” u kujdes të mos shfaqej deri në momentin që mund të filmohej.
Të martën i pandehuri tentoi t’i japë një kthesë të fortë procesit ndaj tij. Në një kohë që çështja ndodhet në fazën e konkluzioneve përfundimtare, ku ka mbetur pa u dëgjuar pala e mbrojtjes, Ismailaj kërkoi riçelje të shqyrtimit gjyqësor.
Ai prezantoi para trupit gjykues 132 prova të reja. “Për shkak se gjykohem në masën e sigurisë ‘arrest në burg’ e kam pasur të pamundur më parë për t’i siguruar këto prova”, artumentoi ai kërkesën. Për këtë shkak, ai kërkoi rihapje të gjykimit dhe shqyrtimin e këtyre provave.
Mes qindra faqesh dokumente shkresore të paraqitura prej tij kishte vendime të prokurorisë për mosfillim procedimi penal, procesverbale për veprime të kryera nga punonjësit e DIA-s, apo edhe akte të paraqitura nga pala shqiptare në Arbitrazh. “Veprimet janë bërë për të bllokuar llogaritë bankare dhe për të shantazhuar Kastriot Ismailajn”, pretendoi i pandehuri.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, biznesmeni Ismailaj i ka konsumuar veprat penale gjatë marrëveshjes CEZ-DIA, duke përfituar përmes mashtrimit një shumë prej 5 milionë euro. Seanca e së martës ishte e 44-ta në radhë në gjykimin e tij në Gjykatën e Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?v=Ipxsigw3uzo

Etiketa: CEZ DIAKastriot Ismaila

Lajme të lidhura

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve
Aktualitet

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

16:24 - 21/07/26
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës
Aktualitet

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

16:11 - 21/07/26
Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3
Breaking Views

Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

15:48 - 21/07/26
Para
“Qesh e ngjesh”/ Nard Ndoka poston foton, ironizon Bashën

Felaj: Angazhim i komisionit në njohjen dhe adresimin ndaj shqetësimeve

TË FUNDIT

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve
Aktualitet

Bashkëshorti i deputetes Spiropali nën hetim për kërcënim të një drejtoreshe të Tatimeve

16:24 - 21/07/26

Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për...

Lexo më shumë
Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

Vjedhja në Postën e Durrësit/ Paratë me qese të zezë çoheshin në zyrën e drejtoreshës

16:11 - 21/07/26
Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

Pritet stuhi ekstreme, alarm maksimal/ Shqipëria në nivel rreziku 1, Kosova nivelin më të lartë, 3

15:48 - 21/07/26
Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

Marjana Koçeku: Protesta qytetare më bindi të largohem nga Partia Socialiste

15:41 - 21/07/26
Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve

Zgjedhjet e anëtarëve të KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën e kandidatëve

15:16 - 21/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com