Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë e cila po transportohej me flamur origjine nga shteti afrikan i Togos.
Si pasojë e operacionit janë arrestuar 15 anëtarë të ekuipazhit, mes tyre 2 shqiptarë dhe 13 pakistanezë.
Ajo që zbuloi trafikantët, ishte fakti se anija e mallrave ishte ngarkuar me 200 ton kafe të deklaruara, sasi kjo shumë më e vogël se kapaciteti normal i saj. Kjo tërhoqi vëmendjen e autoriteteve të cilat më pas nisën kontrollin e imtësishëm të mjetit.
Ky operacion, i drejtuar dhe i koordinuar nga Prokuroria Kundër Drogës në Gjykatën Kombëtare, i shtohet atyre të kryera deri më sot në të ashtuquajturën ‘Rruga e Atlantikut’ të kokainës, e njohur për përdorim nga anijet e peshkimit, tregtarët dhe transportuesit e mallrave të ardhur nga Amerika e Jugut, të cilat transportojnë substanca narkotike përmes Atlantikut dhe futjen e tyre të mëvonshme në kontinentin evropian.
Discussion about this post