Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas tubimit të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit. Pjesëmarrësit pritet të zhvendosen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë lëvizjes po shoqërohen me thirrje patriotike dhe mesazhe kundër kryeministrit Edi Rama.
“Shqipërinë nuk e falim!” dhe “Më datë 28, Rama e di vetë”, janë disa prej sloganeve që po brohoriten nga turma. Studentët, të rinjtë dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke theksuar se largimi i tij nga pushteti mbetet kërkesë e panegociueshme.
Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar mobilizim edhe më të madh në datat 28 dhe 29 nëntor, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimet e ardhshme.










Discussion about this post