GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çudira shqiptare, mësimi bëhet në lokal

21:40 - 20/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudira shqiptare, mësimi bëhet në lokal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në fshatin Radë të Njësisë Administraive Manëz, Bashkia Durrës kryejnë procesin mësimor në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rubjekë”, ndërsa fëmijët e kopshtit procesin mësimor e zhvillojnë në katin e dyte të një ndërtese të marrë me qira në fshat.

Prindërit ankohen për zgjatjen e mosfillimit të punimeve të kësaj shkollës së fshatit. Ata thonë se pas tërmtit të nëntorit 2019 fëmijët e tyre, nxënësit e asaj shkolle kanë kryer procesin mësimor në këto ambiente. Pas një viti u njoftuan nga drejtoresha e shkollës se mësimi duhet të kryhet në shkollë tjetër, pasi në godinën e tyre do të kryheshin punime.

Ata shprehen për gazetarët e Fiks Fare se nuk janë kundër rregullimit të shkollës, por procedura e fillimit të punimeve po ndikon tek fëmijët e kopshtit sepse në ambientet e përshatura si të tillë, janë pa kushte. Kamera e Fiks-it arriti të futej brenda ambienteve të këtij kopshti i cili më parë ka kryer funksionin e lokalit të fshatit. Në këtë hapësirë të ndarë në dy ambientë ku njëra shërbente si magazinë për produkte ushqimore dhe pjesa tjetër e përshtatur për ambientet e kopshtit.

Teksa grupi i gazetarëve të Fiks-it shoqëronin mjetin e transportit të nxënësve nga qendra e fshatit “Radë” për në shkollën 9-Vjeçare “Rubjekë”, takuan zonjën Enkeleda Hamataj, drejtoreshë e shkollës “Riza Shera”. Kjo e fundit tha se në një dëgjesë publike që kishin patur me kryetaren e Bashkisë, u ishte premtuar se shkolla e fshatit do të bëhej me fondet e Bashkisë Durrës, pasi nuk kishin arritur të gjenin asnjë donator.

Bashkëpuntorët e Fiks-it u interesuan pranë zyrës së investimeve në bashki nga ku u mor një përgjigje se procedura për mosfillimin e punimeve të shkollës ishte shtyrë pasi pritej investimi i një donatori. Shkolla e fshatit sipas tyre nuk kishte ndonjë dëmtim shumë të madh përveç disa problemeve në çati, instalime elektrike dhe tualetet e godinës. Donatori për riparimin e shkollës nuk ishte gjetur ende, në këto kushte investimi do të kryhej me buxhetin e bashkisë.

Për të pyetur se kur do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Radë” redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacin Bashkisë Durrës. Këta të fundit në përgjigjen e tyre thanë se në Shkurt të vitit 2023 përfundon projekt – preventivi i objektit. Në Mars të vitit 2023 investimi do të buxhetohet.

Pas miratimit të buxhetit shtesë do të kalojë në proces prokurimi. Referuar kohës që procedura e prokurimit do të marrë, bazuar kjo në aktet normative në fuqi, parashikohet që në muajin maj të vitit 2023 të fillojë zbatimi i punimeve të përforcimit dhe ristrukturimit të godinës. Pra edhe këtë vit shkollor nxënësit do e përfundojnë duke studiur në shkollën e fshatit Rubjekë dhe kopshti po ashtu do të vazhdojë të jetë në ambientet e përshtatura të lokalit.

/TCH/

Etiketa: Kryesore1lokal

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Talenti i Bayern shpallet lojtari i vitit 2022 në Gjermani

Talenti i Bayern shpallet lojtari i vitit 2022 në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com