GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Braçe përplaset me biznesmenin: Ke para pa paguar bujqve për mallin!

18:38 - 13/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Braçe përplaset me biznesmenin: Ke para pa paguar bujqve për mallin!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Erion Braçe vijon përplasjen me biznesmenin Ejup Ahmeti. Biznesmeni Ahmeti e quajti si spekulues, ndërsa deputeti Braçe nuk ka hequr dorë nga akuzat.

Me anë të një postimi, krah fotos së Ahmetit, ish-zëvendëskryeministri e akuzon biznesmenin se ka para për t’u dhënë bujqve për produktet që u ka marrë dhe nuk ua ka shlyer ende. Socialisti e konsideron viktimizim përgjigjen e sipërmarrësit dhe në statusin që i kërkon llogari përmend edhe një makinë të cilën siç duket ai e përdor aktualisht, BMV SERIA 7.

“Ejupi nisi t’i dridhet zëri! Hero i zoti! Hero ti! Dëgjo ti? Lëri këto budallallëqe sipas të cilave të fitosh para ti, të bëka hero! Kthehu këtu dhe përgjigju: Ke para pa paguara tek bujqit të cilëve iu ke marrë mallin-produktin e punës së tyre apo jo? Sa arrin vlera? Sa muaj vonesë ke në pagesat për ta? Këtë bëj të parën, lëre viktimizimin se nuk shkon, je biznesmen i madh. Po të kujtoj se të mos paguash për mallin që ble, me keq të ndërtosh një skemë shantazhi e varësie për bujq që presin të marrin lekët e mallit, mundit e djersës së tyre është krim penal. Ndërkohë, për çfarë shpifa unë, për fondin afër 100 milionë lekë nga qeveria?

Për rrugën e ndërtuar nga FSHZH?  Për linjat e energjisë e ujit, ndërtuar nga OSHEE dhe bashkia? Për TVSH që ke përfituar në shifra të frikshme nga tatimet? Për çmimet në eksport që janë kacafiu në raport me çmimet që ju paguan bujqve?

Kush nuk është e vërtetë nga këto? Mos u shih tek pasqyra e BMV SERIA 7, përgjigju këtu! Ndërkohë, ku e gjete këtë “zhvatjen” se unë se kam kërkund në postimin tim? Apo të foli Frojdi brenda teje dhe gjuha shkoi tek dhembi?” – tha Braçe.

Në akuzat e tij, Braçe shton se të mos paguash për mallin që blen, të ndërtosh një skemë shantazhi për bujq që presin të marrin lekët e mallit, është një krim penal duke hedhur akuza të forta mbi Ahmetin. Deri më tani, biznesmeni nuk ka replikuar në lidhje me kundërpërgjigjen e Braçes.

“Ndërkohë akoma, vërtetë e ke që unë nuk kam bërë asgjë për bujqësinë shqiptarë? Shiko qyq me lekë; Skema e TVSH e barabartë në blerje e shitje, është amendim në ligj që mban firmën time, skema e TVSH zero për imputet bujqësore, është amendim në ligj që mban firmën time. Skema e TVSH zero për makineri e pajisje bujqësore, është amendim në ligj që mban firmën time. Skema e naftës falas është pjesë e një insistimi konstant e të vijueshëm deri në realizim si angazhim edhe i imi. E gjithë skema e vaditjes së Lushnjës e Divjakës në degën e Lushnjës, degën e Krutjes, degën e Cukasit, sistemin e Divjakës është punë e imja. Një hidrovor i ri në Divjakë dhe një tjetër në Karavasta që sapo nisi, janë punët e mia. Të gjitha të bëra nën këtë qeveri që ti dhe soji yt politik e pështyn sot! Çfarë quan punë për Bujqësinë ti or qyq. Të të japësh lekë ty nuk është punë, të vish të hash e pish me ty nuk është punë, e di mirë ti. Tani, nëse vijon  po ta kujtoj edhe një herë pyetjen. Ke para pa paguar bujqve për mallin që iu ke blerë, në ç’vlerë dhe në ç’afat? Po pres!” – përfundon Braçe.

Etiketa: biznesmenibujqitErion Bracemalliparaperplasje

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Samiti për klimën, çështja për qymyrin mbetet ende në tryezë

Samiti për klimën, çështja për qymyrin mbetet ende në tryezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com