GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB ngre alarmin: Trafikimi i qenieve njerëzore në rritje

08:22 - 25/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB ngre alarmin: Trafikimi i qenieve njerëzore në rritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për luftimin e Drogave dhe Krimit (UNODC), trafikantët e qenieve njerëzore po ia dalin gjithnjë e më shumë të kalojnë pa dënime. Dënimet për krime të tilla kanë rënë nga rreth 7,300 në 2,300 midis vitit 2017 dhe 2020, njofton agjencia e OKB-së në Vjenë.

 

Në të njëjtën kohë, deri në fillimin e pandemisë korona, vit pas viti zbuloheshin gjithnjë e më shumë njerëz, të cilët po shfrytëzoheshin larg atdheut të tyre. Rreth 47,000 viktima u raportuan në UNODC për vitin 2020. Rreth 39 për qind duhej të bënin punë me detyrim ose ishin të shfrytëzuar seksualisht. Rreth 10 për qind u detyruan të kryenin madje edhe krime. Trafikimi i qenieve njerëzore prek kryesisht femrat dhe vajzat e reja, por vitet e fundit është shtuar edhe përqindja e meshkujve dhe e djemve.

Ndikimi i pandemisë korona

Për herë të parë që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 2003, numri i viktimave të zbuluara në mbarë botën është zvogëluar në vitin 2020 – me 11 për qind në krahasim me vitin 2019. Pandemia korona po kufizon mundësitë për zbulimin e rasteve, veçanërisht në vendet më të varfëra në Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë, thuhet më tej në raport. Pas mbylljes së bareve dhe klubeve për shkak të masave kundër virusit korona u zvogëluan edhe format e caktuara të trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht shfrytëzimit seksual.

Pasojat e ndryshimit të klimës

“Ndryshimi i klimës ka rritur fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore,” thotë raporti i UNODC. “Ndërsa mungon një analizë sistematike globale e ndikimit të ndryshimit të klimës në trafikimin e qenieve njerëzore, studimet në pjesë të ndryshme të botës tregojnë se katastrofat e lidhura me motin janë shkaku kryesor i trafikimit të qenieve njerëzore,” thuhet në raport.

Raporti bazohet në të dhënat nga 141 vende të mbledhura midis 2017 dhe 2020 dhe analizën e 800 proceseve gjyqësore.

Vetëm në vitin 2021, janë zhvendosur për shkak të fatkeqësive që kanë lidhje me ndryshimin e klimës më shumë se 23.7 milionë njerëz. Ndërsa rajone të tëra të botës rrezikojnë të bëhen “gjithnjë e më shumë të pabanueshme”, miliona njerëz do të jenë në “rrezik të shtuar të shfrytëzimit përgjatë rrugëve të migrimit”, sipas autorëve.

Lufta në Ukrainë dhe trafikimi

“Një prej sfidave më të mëdha është shfrytëzimi i qenieve njerëzore në zonat e përfshira nga lufta”, deklaroi për AFP Ilias Chatzis, kreu i UNODC. Në lidhje me Ukrainën, është po aq e rëndësishme që të ndihmohen vendet fqinje dhe të rritet mbështetja për autoritetet ukrainase, vazhdoi Chatzis.

Konfliktet zakonisht çojnë në një rritje të trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë drejtim as lufta në Ukrainë nuk është ndonjë përjashtim. “Kriza e refugjatëve në Ukrainë rrit rrezikun për popullsinë e zhvendosur ukrainase”, thuhet në raport./DW

Etiketa: njerezokbTrafik

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten euro e dollari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…
Breaking Views

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e...

Lexo më shumë
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com