GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Çfarë është “neveria ndaj mishit” dhe pse e përjetojmë?

në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë është “neveria ndaj mishit” dhe pse e përjetojmë?

mish

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A keni parë ndonjëherë foto mishi dhe e keni gjetur vetën gati të neveritur nga ideja për ta konsumuar atë?

Për vegjetarianët kjo ndjenjë është e pritshme nëse e lidhim dhe me zgjedhjen e tyre për ta shmangur mishin fare, por një studim i ri i drejtuar nga Universiteti i Exeter, ka zbuluar se edhe mishngrënësit përjetojnë reagime të ngjashme.

Si pjesë e studimit u morën më shumë se 700 njerëz mes të cilëve vegjetarianë, mish-ngrënës dhe fleksitarianë (ata që përpiqen të hanë më pak mish). Të tre grupeve iu treguan fotografi të pjatave të mishit që haen zakonisht në Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si mish pule dhe proshutë.

Ata që hanë mish vlerësuan imazhet e mishit rreth dy herë më të neveritshme se fotografitë e ushqimeve të tjera, të tilla si buka, patatinat dhe orizi.

Pavarësisht këtyre reagimeve njerëzit hanë vazhdimisht mish dhe për këtë studiuesja Elisa Becker thotë se “zakonet, familja dhe tradita kulurore luajnë rol kyç”.

Si mund t’i ndihmojë ky studim njerëzit që të ulin konsumin e mishit?

Pas studimit, Becker tha se vetëm vullneti mund të mos jetë i mjaftueshëm për ata që duan të heqin dorë nga konsumi i mishit, teksa solli në vëmendje se neveria që mund të ndjejnë mish-ngrënësit lind sepse konsumi i mishit të prishur mund të jetë shumë më e rrezikshme se konsumi i një perimi të prishur.

Nëse i referohemi kësaj neverie, mish-ngrënësit mund të jenë në gjendje të heqin dorë nga konsumi i tepërt i mishit.

Cila është e ardhmja e mishit?

Për shkak të popullaritetit të fushatave të tilla si Veganuary, dhe një zgjerimi të opsioneve vegane në supermarkete në të gjithë Evropën, konsumi i mishit dhe qumështit sa vjen e po zvogëlohet.

Kohët e fundit, studimet gjithashtu kanë parashikuar që alternativat me bazë bimore do të tejkalojnë produktet e mishit, me një rënie të konsumit të mishit në vitin 2035, pasi mishi dhe produktet me bazë bimore do të arrijnë një barazi në çmim dhe popullaritet.

Duket se një fund i ngrënies së mishit, ose të paktën një ulje e konsumit aktual, do të jetë një trend i qëndrueshëm i ushqimit në vitet e ardhshme.

Etiketa: mish

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Para
Zjarri që vazhdon të digjet prej 4000 vjetësh

Zjarri që vazhdon të digjet prej 4000 vjetësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com