GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

AK del “kundër” Ramës: Bordi ka abuzuar, rriti fitimet e Kastratit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
AK del “kundër” Ramës: Bordi ka abuzuar, rriti fitimet e Kastratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bordi i Transparencës ka abuzuar me vendosjen e çmimit të karburanteve. Në këtë përfundim ka dalë Autoriteti i Konkurrencës pas 9 muajsh hetime në treg. Në raportin e publikuar Konkurrenca evidenton se Bordi ka rritur çmimet e naftës dhe benzinës. Madje, edhe atëherë kur në bursa nuk ka pasur lëvizje. Madje në tregun tonë karburantet janë shitur shumë herë më lartë se në treguan e rajonit. Sipas Autoriteti, këto vendime të Konkurrencës kanë shkelur hapur ligjin e Konkurrencës. Dhe kanë rritur çmimet në nivelet më të larta kombëtare, por jo vetëm.

“Rritja e  çmimit te naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë. Dhe për pasojë ka rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. Duke krijuar dyshime se mund të jemi  par shkeljes së nenit 4 dhe 9 të ligjit  nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shprehet Autoriteti.

 

Në këtë kuadër, Konkurrenca del në rezultatin se vendimet e Bordit kanë ndikuar negativisht në treg dhe kanë rritur në mënyrë të frikshme çmimet e karburanteve.

“Çmimet e rekomanduara mund të ndihmojnë koordinimin e çmimeve midis konkurrentëve si pasojë e transparencës dhe mund të çorientojnë konsumatorët rreth nivelit të arsyeshëm të çmimit. Çmimet e fiksuara janë instrumente rregullatorë. Por që kanë efekt për konkurrencën dhe reduktojnë përfitimet e konsumatorëve që janë rezultat i konkurrencës së tregut. Gjithashtu çmimet maksimale të fiksuara mund të mbrojnë konsumatorin nga çmimet e larta në treg. Por krijojnë një mungesë të konkurrencës efektive,” thuhet në vendimin e Komisionit të Konkurrencës.

Ndikimi i Kastratit

Në këtë raport të Konkurrencës vihet re se kompanitë që merren me importin dhe tregtimin e karburanteve kanë ndikuar në vendosjen e çmimit të tyre.  Vihet re se firmat që  kanë pozita dominuese në treg janë Kastrati SHA, Gega Oil. Si dhe Europetrol Durrës Albania SHA, BOLV -OIL SHA dhe Eriol SHA. Por, nga të gjitha këto ndërmarrja që ka pozitë dominuese në treg është Kastrati me rreth 42%.

Sakaq, më tutje Konkurrenca shprehet se këto ndërmarrje kanë ndikuar, qoftë në mënyrë të tërthortë në çmimin e shitjes së karburanteve në tregun me pakicë. Pasi e kanë shitur me çmim më të lartë në tregun me pakicë edhe në rastet kur çmimi i blerjes më shumicë nuk ndryshonte.

Pra, ata mund ta blinin me çmim më të lirë, por në pikat e karburanteve çmimi shkonte në rritje.

“Ndërmarrjet në treg konkurronin me kosto operative dhe marzhet e fitimit. Duke sjellë që ndërmarrje të ndryshe të kishin çmime të ndryshme shitjes edhe nëse kishin të njëjtin çmim blerje”, thekson Konkurrenca.

 

Kështu në përfundim të raportit, AK shprehet se “duke qenë se marzhi i fitimit aplikohet mbi koston mesatare të ponderuar të produktit. E cila është e ndryshme për ndërmarrje të ndryshme. Rrjedhimisht dhe çmimi i shitjes mbi të cilin aplikohet marzhi duhet të jetë i ndryshëm midis konkurrenteve. Por ky çmim nuk duhet të kalojë nivelin maksimal të përcaktuar nga Bordi i Transparencës”.

Kujtojmë Bordi i Transparencës u krijua në mars të vitit 2022, për të përcaktuar çmimin e shitjeve me pakicë dhe shumicë në treg. Që asaj kohe çmimet e karburanteve janë rritur në mënyrë të shpejt. Dhe madje shpesh herë Gijotina.com ka denoncuar rastet kur Bordi i rriste çmimet ndërsa në bursën e huaj kishte filluar rënia. Edhe në vendimin e fundit Bordi e rriti çmimin në nivelin mbi 200 lekë/litër. Ndërsa që në mars të 2022 ndërmarrjet nuk kanë ulur poshtë vlerës 194 lekë për litër çmimin e naftës.

Lexo edhe: Emiriana Sako nis vitin me Kastratin, i fal 1.3 mld lekë, fitues i paracaktuar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesbenzineBordi i Transparencëshetim paraopraknaftetregu i karburantevevendim

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Alibeaj: Rama, strumbullari i korrupsionit, Nikolla i heq fjalën

Alibeaj: Rama, strumbullari i korrupsionit, Nikolla i heq fjalën

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com