GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Takimi me trombistin Lekë Negri në Nju Jork

19:40 - 26/01/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi me trombistin Lekë Negri në Nju Jork
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Denion Ndrenika, Nju Jork

Ka qenë diku viti 1995 kur një djalosh i ri dhe unë përshëndeteshim rrugëve të Tiranës.

Quhet Lekë Negri, nga Shkodra.

Në mesin e dytë të viteve të ’90 rruga për në shkollë na binte përkitazi e ashtu-kështu u miqësuam.

Leka kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve të Bukura, ndërsa unë gazetarinë në Universitetin Shtetëror të Tiranës ndërsa punoja gazetar dhe botoja 3 gazeta që në 1992.

Sot mbi 25 vite më pas Lekën e takova në Nju Jork në “Blue Note”, lokalin me famë botërore.

Biseduam me Lekën për përditshmërinë, si po na shkon jeta dhe punët.

Leka flet dhe tregon plot pasion për muzikën, xhazin, trombën e tij të pandashme dhe unë duke e dëgjuar si një fushë që nuk e njoh shumë dhe padyshim “nuk jap mend”, për gazetarinë, lajmin, redaktimin, drejtimin e një medieje.

Gazetar prej ditës së 12 të majit të motit 1992, unë shpesh gëzohem me ftesat dhe pjesëmarrjen në emisionet e kolegëve.

E kjo lidhet jo pak me Lekë dhe karrierën e tij si e të riut ndër më të mirët.

Takoheshim me Lekën në Top Channel, Klan, TVSH ku ishte orkestrant tepër i dalluar, duke ofruar ndjesi të qetësisë shpirtërore të ëmbël kur e dëgjon. Sikurse më parë e shkruajta, Leka u diplomua tek “Artet e Bukura”, më saktë në vitin 2000.

Leka ia nisi udhës në karrierë paksa më herët, në 1998-1999, solist i parë trombist në orkestrën simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Më pas Leka me mbi 22 vjet përvojë vazhdoi në institucione muzikore të mëdha e me rëndësi.

Ai ka bashkëpunuar gjatë viteve në Shqipëri dhe në Ballkan, veçanërisht duke përfshirë Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe Orkestrën Filarmonike të Sarajevës, ku interpretoi si trombë e parë dhe e dytë.

Leka i dalluar me daljet  e tij të rregullta në televizionin kombëtar dhe kanalet kryesore televizive si “Klan” dhe “Top Channel”, është bërë me meritë një emër të njohur i veglave frymore me njehsim të vijës muzikore orkestruese, tepër e rëndësishme.

Një mik dirigjent nga Prishtina, më ka thënë dikur se një solist ka edhe pak mundësi të punosh veçmas, kurse orkestra kërkon përsosmëri.

Lekë Negri ka shkëlqyer si trombist në Festivalet Ndërkombëtare të Operës “Marije Kraja”.

Ai ka punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj.

Përveç arritjeve të shumta simfonike duke u shfaqur në shfaqjet dhe rrjetet Top TV, Leke ka zgjeruar repertorin e tij duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal “Blues Brothers”, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini (saxophonist, arranger, composer) dhe kitaristin Steve Cropper.

Në botën e kinemasë, Leka njihet për performancën e tij të përbashkët muzikore me muzikantin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin “Letra në erë” të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës.

Lekë Negri ka organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, duke bashkëpunuar ngushtë me sopranon e famshme Ermonela Jaho dhe baritonin Gëzim Myshketi.

Etiketa: artikullDenion NdrenikaLeke negri

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Lekë Negri dhe Chris Botti, së shpejti koncert në Tiranë

Lekë Negri dhe Chris Botti, së shpejti koncert në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com