GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

SPAK godet grupin e kokainës në Durrës, ja çfarë përfaqësojnë emrat

19:54 - 26/01/23
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
SPAK godet grupin e kokainës në Durrës, ja çfarë përfaqësojnë emrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Elton Qyno

Një hetim i nisur në vitin 2019, ka sjellë arrestimin e 15 personave në Shqipëri, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në total janë 43 persona, shqiptarë, italianë dhe shtetas me kombësi të ndryshme, të cilët rezultojnë të jenë implikuar në trafikun e drogës të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Çështja penale, që kishte në fokus hetimin e trafikantëve të kokainës, heroinës dhe kanabisit, u bë shkak për arrestimin në korrik 2021 e ish-zv/ministres së Brendshme, Rovena Vodës, Majlinda Hasani dhe Florida Beut.

Përgjimet

Arrestimi i tyre, është bërë pasi në përgjimet e kryera mes Florida Beut dhe vëllait të saj, shtetasit të arrestuar sot, Emirjan Beu, flitej për një tentativë punësimi në ministrinë e Brendshme të Florindës, e cila kishte paguar me 1 mijë euro dhe 1 telefon “Iphone” ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda.

Për shkak se ky episod bënte fjalë për një aferë korruptive, rasti është veçuar nga prokurori Klodian Braho, duke ndaluar tre personat e mësipërm. Ndërsa për anëtarët e tjerë të grupit kriminal që kryenin trafikun e drogës, hetimet kanë vijuar mes antimafias italiane dhe SPAK.

Hetimet

Këto hetime janë finalizuar vetëm mëngjesin e sotëm, duke çuar në arrestimin e 15 personave në Shqipëri dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve.

Ndërsa në Itali, operacioni ka vijuar me arrestimin e dhjetëra personave të tjerë, me role të ndryshme, duke filluar nga organizatorët e deri tek ata që kryenin funksionin e korrierit.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zhvilluar për periudhën kohore nga viti 2015 dhe në vazhdim dhe është zhvilluar në Shqipëri kryesisht në Durrës, si dhe në qytete të ndryshme në Itali, si në Bergamo, në Breshia, në Milano, në Torino etj, vende ku është kryer transportimi dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Emirjan Beu

Mes personave të ndaluar në Shqipëri është Emirjan Beu, vëllai i Florida Beut. Gjithashtu i arrestuar është dhe Dorian Beu, djali i xhaxhait i Emirjanit. Të dy këta të arrestuar nga SPAK, janë nipat e një personazhi të fuqishëm në zonën e Durrësit me inicialet L.H.

Mësohet se mes personave të ndaluar është dhe Dhimitër Nina, njëri nga pronarët e kompanisë “SPLENDID GROUP” dhe “SE&NI” në Durrës.

Një burim tha se, Dorian Beu, rezulton të jetë aksioner me 10 për qind në kompaninë e peshkimit, “ORGANIZATA E MENAXHIMIT TE PORTIT TE PESHKIMIT DURRES- OMPD SHPK”. Pikërisht në këtë kompani është aksioner dhe Qemal Beu alias (Mali) babai i Emirjan Beut, i cili rezulton me 10 për qind të aksioneve.

Syrja Tola

Mes emrave në këtë kompani është dhe Syrja Tola, i arrestuar sot nga SPAK, për trafik ndërkombëtar droge. Njëherësh pjesë e kësaj kompanie ku janë aksionerë dhe dy të arrestuar të SPAK, është dhe oligarku i peshkut dhe ndërtuesi i “Fish City” në Elbasan dhe Maliq, Gjergj Luca.

Mësohet se mes njerëzve të afërm të L.H, janë dhe dy personat e tjerë që konsiderohen në hetime si drejtues të grupit, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago dhe Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago.

Pikërisht këta dy persona dhe i afërmi i tyre, Emirjan Beu, cilësohen si organizatorët dhe financuesit e episodeve të trafikimit të kokainës, heroinës dhe hashashit nga qyteti i Durrësit në drejtim të Italisë.

Aktiviteti kriminal

Përmes këtij aktiviteti kriminal, grupi siguronte të ardhura financiare të shumta, ku një pjesë e tyre janë investuar në Shqipëri, në biznese të ndryshme, si industrinë e peshkimit dhe ndërtimit. Këto biznese janë mbuluar me emra të familjarëve si motra, babai apo nëna e deri tek emrat e shokëve.

Florida Beu, është motra e Emirjan Beut, e arrestuar në korrik 2021 ishte një avokate dhe biznesmene në Durrës. Kjo e fundit prej vitit 4 korrik 2019,  menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”.

Gjithashtu, mësohet se, Florida Beu, ka hyrë në këtë kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes.

Arma me peshk

Ndaj dhe arka me peshk të egër dhe të freskët deti, është dhënë tek zv/ministria e Brendshme Rovena Voda, pikërisht në ambientet e brendshme të portit të Durrësit, ku kompania ushtron aktivitet tregtar. Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës.

Beu, bleu aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka, prej vetëm 250 mijë lekë të vjetra. Në këto kushte Florida Beu, u bë aksionere e kësaj kompanie që aktualisht e zotëron së bashku me vëllain e saj.

Gjithashtu vajza 30-vjeçare që tashmë është dënuar nga SPAK,rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. Ky karburant quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit.

Florida Beu

Florida Beu është në këtë kompani në cilësinë e administratores dhe pronares me 50 për qind të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kompania në fjalë është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë qysh prej 24 prillit 2018, Florida Beu, punon dhe si avokate në qytetin e Durrësit, pasi ushtron aktivitet tregtar në një zyrë, përballë prokurorisë dhe gjykatës së Durrësit.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se Florida Beu, është pronare dhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit.

Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu. Pavarësisht kësaj pasuri të madhe, Florida Beu, me sa duket e ka pasur ëndërr të fillonte punë në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ku megjithëse konkurroi në 11 vende, sërish nuk mundi që të fitojë asnjë vend pune në ministri.

Etiketa: godetkokainaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën
Fact-Checking & Analize

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

15:58 - 07/02/26
Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
Para
EMRI/ U përplas nga Ballono, i mituri niset me urgjencë në Tiranë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com