GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe më 28 Nëntor protestuesit e vazhduan protestën, gjatë së cilës nuk munguan aktet e dhunës. Protesta nisi rreth orës 10:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë.

Aty protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ditën e sotme, policia ka përdorur edhe dron për hedhjen e gazit lotsjellës.

Protesta vijoi në sheshin kryesor të Tiranës. Më pas protestuesit tentuan të djegin selinë e Partisë Socialiste, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie të cilën shpërndanë protestuesit.

Protestavijoi deri në mbrëmje dhe mbështetur në njoftimet zyrtare, deri në publikimin e këtij shkrimi raportohet për 35 të lënduar – 12 policë, 6 përfaqësues mediash (1 e huaj), 3 kalimtarë, 1 punonjës sigurie dhe 13 protestues. Po ashtu njoftohet se janë shoqëruar 16 persona.

Krerët e shtetit në Vlorë

Teksa në Tiranë po zhvillohej protesta krerët e shtetit u mblodhën më qytetin e Vlorës. Kryeparlamentari Niko Peleshi, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama vendosën kurora me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit.

Të pranishëm ishin edhe krerët e lartë të shtetit nga Kosova, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Justina Shiroka-Pula, e cila zhvillon vizitën e parë zyrtare në Shqipëri. Në ceremoni nuk pati fjalime, por mesazhetu përcollën në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me 28 nëntorin më të afërt me Evropën e bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkroi Rama.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale, nga ati te e bija, nga nëna te i biri, nëpër zjarre betejash të panumërta dhe në fund nga një zyrë telegrafike në tjetrën, që një ditë nëntori të shohim atë Flamur të ringrihet pas 469 vjetësh, po më 28 nëntor, mbi një godinë të Vlorës, ashtu si ishte ngritur dikur në kështjellën e Krujës së Skënderbeut. Gëzuar”, shkruan Kurti ndër të tjera.

Kurse kryetari i PD-së, Sali Berisha, shkroi: “Ne e festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, i cili, në një hark kohor 14-vjeçar, ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, zëvendësoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe, me politikat e regjimit kleptokratik, po shkreton dhe zbraz më shumë se çdo pushtim tjetër në histori Shqipërinë nga shqiptarët”.

Etiketa: 28 nentoriDWRamaRevoltat

Lajme të lidhura

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26

Edhe më 28 Nëntor protestuesit e vazhduan protestën, gjatë së cilës nuk munguan aktet e dhunës. Protesta nisi rreth orës...

Lexo më shumë
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:26 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com