GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, Kume: Gjykata i jep zgjidhje

11:26 - 29/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, Kume: Gjykata i jep zgjidhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

PD e Berishës ka dorëzuar ditën e djeshme në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.  Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka.

Për ish-kryetarin e KQZ, Kristaq Kume, e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situatë absurde është gjykata. I ftuar në një intervistë në Report Tv  ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ai është shprehur se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin. Gjithashtu, ai ka thënë se mosregjistrimi në kohë nga ana PD është vendim i qëllimshëm.

“Veprimi i parë që duhet të bëjë KQZ është të verifikojë legjitimitetin e atij që dorëzon materialet, që do të thotë të shkosh në gjykatë ose të konsiderosh atë çfarë thotë Gjykata e Tiranës për kë ajo njeh si drejtues i PD dhe në fakt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Këto janë çudirat e politikës sonë. Partia jo vetëm që nuk ka çuar në gjykatë të regjistrojë ndryshimet, por edhe ndryshimet që janë bërë në statut nga Basha , nuk janë regjistruar.  Për mua është sjellje e papërgjegjshme dhe e qëllimshme nga pala politike brenda PD. Ata veprojnë në mënyrë të tillë, pa pasur parasysh se si ta bëjnë një institucion të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të funksionojë si institucion demokratik në funksion të objektiva që ka , jo i marrjes së pushtetit, por shërbimit të pushtetit, dhe kjo e dyta mungon. Kjo PD njeh si drejtues të saj Berishën, ky është realiteti, por duke iu referuar legjislacionit, pasi e gjitha kjo duhet të regjistrohet në Gjykatë. Duket si proces i thjeshtë, por ngatërrohet çdo gjë dhe krijon probleme në zhvillime politike të vendit dhe ndikon të qytetarët” është shprehur Kumi për Report Tv.

Përsa i përket vendimit për ndryshime e regjistrime të reja në KQZ, ish-kryetari i KQZ është shprehur se këto janë vendime dhe veprime të thjeshta për t’u arritur, por nuk kanë hyrë në fuqi as ndryshimet e para dhe nuk janë regjistruar ende.

“Nuk ka vend për interpretim. Gjithçka që vendoset në gjykatë merr formë të prerë. Ne jemi në kushtet kur vendimmarrja e zotit Zhukri është atakuar në shkallë të dytë dhe për pasojë nuk ka hyrë në fuqi në kuptimin formal, ashtu sikurse nuk ka hyrë në fuqi dorëheqja e Bashës. Ajo që duhet theksuar është çfarë na ka sjelljë gjithë kjo përzgjedhje. Rezultati është që ne vazhdojmë të kemi zyrtar që nuk dinë të trajtojnë një vendim të thjeshtë dhe gjejnë forma për ta shtyrë, 5 ose 6 mars, që do të thotë 4 marsi është afati fundor kur partitë politike regjistrohen në KQZ dhe këta  e kalojnë. Për mua është një problem i thjesht juridikisht, gjykata po e mban peng. Ky është dëm për qytetarë”, shton Kumi.

Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme të 14 maji, Kristaq Kumi ka thënë se e gjitha do të jetë një fushatë politike, që sipas tij mund të jetë problematike dhe e vështirë për t’u menaxhuar.

“Fushata nuk do jetë e thjeshtë, por me ngarkesa politike, madje të mëdha, jo normale për zgjedhjet. Nuk quhen zgjedhje politike. Në raste se ndodh që PD të garojë me 2 emra, do jetë akoma më e vështirë. PD të mos stepet nga fakti që s’ka logo, që nuk është e regjistruar, por të realizoi të njëjtën fushatë që bëri në vitin 2001, kur kandidatët ishin të pavarur” përfundon mendimin e tij, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

https://youtu.be/S5H3WQQqYA8

Etiketa: KumeKZAZPD

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Nëna e gjeti të vdekur brenda banesës, ja kush është 55-vjeçari (EMRI)

Polici i heq patentën, korçari grushton efektivin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com