Lojtari i Egnatias, Bruno Telushi do të bëhet baba për herë të tretë. Këtë lajm e ka dhënë vetë mesfushori përmes një postimi në ‘Insta-story’.
Telushi ka postuar një foto të ekos së foshnjës, duke zbuluar edhe gjininë e bebit që presin.
“Çuni i babos”-shkruan lojtari në foton e publikuar, duke nënkuptuar se po e pret me dashuri të madhe fëmijën e tij të tretë.
Telushi është baba edhe i dy djemve të tjerë, ndërsa së shpejti familjes së tyre do i shtohet edhe bebi që po pritet me padurim.
Mesfushori u bashkua këtë sezon me ekipin e Egnatias dhe është duke kaluar një periudhë shumë të mirë, duke qenë titullar i padiskutueshëm dhe vendimtar në ecurinë e skuadrës së Rrogozhinës në Superligë./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post