GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Mision largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet!

20:29 - 01/02/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Mision largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet!

Sali Berisha

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një deklaratë për media pas mbledhjes me drejtuesit politik dhe drejtuesit e qarqeve në seli, ku u shpreh se, largimi i kryeministrit Rama me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe mosbindjen civile është misioni i të gjithë misioneve.

“Të largojmë me çdo kusht nga pushteti, këtë demon të pushtetit i cili për të shkatërruar pluralizmin dhe konsoliduar karrigen e tij nuk ndalet para asnjë akti. Nuk njeh asnjë kufi, nuk njeh asnjë normë morale, asnjë standard, ligj, kombëtar apo ndërkombëtar. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do ta hedhin në Lanë, përndryshe, qytetarët shqiptarë do të rivendosin reputacionin, dinjitetin, moralin e tyre. Kurrë ndonjëherë që nga koha e Enver Hoxhës, dinjiteti i këtij kombi, këtij vendi nuk është poshtëruar në këtë mënyrë. Kjo është njëra anë e medaljes.

Ana tjetër e medaljes është se ky akt korruptiv u ndërmorr me qëllimin e vetëm për shkatërrimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri. Demokraci pa pluralizëm nuk ka, pa opozitë nuk ka, dhe faktikisht me para droge dhe para të tjera, ky përpiqet në të gjitha mënyrat për të konsoliduar monizmin e tij. Largimi i Edi Ramës me të gjitha mjetet demokratike, përfshirë mosbindjen civile është sot misioni i të gjitha misioneve të qytetarëve shqiptarë, të popullit opozitar”, tha Berisha.

Sipas Berishës, shqiptarët do të thonë fjalën e tyre më 11 shkurt për ta larguar nga pushteti qeverinë dhe kryeministrin Rama, të cilin kryedemokrati e cilësoi uzurpator.

“Ndaj dhe thirrja jonë për çdo shqiptar në Shqipëri, në çdo vend që ndodhet në Europë dhe SHBA, të bashkohemi për të mbrojtur, nderin, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit, të bashkohemi për të larguar këtë demon pushteti që i futi një thikë në zemër marrëdhënieve me partnerin më kryesor strategjik, me vendin i cili ka kontribuar më shumë se çdo vend tjetër në lirinë e shqiptarëve.

Nuk ka shërbim më të keq që mund ti bëjë kombit shqiptar nga një person, përveç se ta bënte për llogari të Rusisë, por rusët ishin vetë në këtë aferë dhe ai e bëri për llogari të karriges së tij. Unë kam besim të madh se me 11 shkurt, Shqipëria, i madh e i vogël do të vërshojë drejt Tiranës në betejën e fitores, e përmbysjes së Edi Ramës.

Tirana e tëra do të derdhet në rrugë, në shesh për të larguar nga pushteti një uzurpator, për të larguar nga pushteti një kryeministër i cili me qëndrimet e tij është sot, njeriu më i damkosur në të gjithë botën e lirë. Njeriu që ka kryer akte ndaj SHBA-së, sikur Shqipëria të ishte një vend në armiqësi me atë vend. Ka kryer akte sikur Edi Rama të ishte agjent i një prej fuqive armike të SHBA-së. Shqiptarët me 11 shkurt do të thonë fjalën e tyre. Faleminderit”, shtoi ai.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Greqia financon autostradën me Shqipërinë

Greqia financon autostradën me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com