GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha nuk i ndahet Kim: Promotore e tenderave pa garë

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Yuri Kim, mesazh tre ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit, reagon Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat edhe sot në drejtim të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash.

Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa. I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot. Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai.

Shkeljet

Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato janë baraz me korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.

Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur. Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.

Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut. Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.

Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë,” tha Berisha.

 

 

Etiketa: berishaKimKryesore1tendera

Lajme të lidhura

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur
Uncategorized

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

12:43 - 06/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit
Sport

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Para
Përfundon numërimi për anëtarët e Kryesisë së PD, kush është më i votuari

Vula e PD, caktohet gjyqtarja e çështjes (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, e moshuara transportohet drejt spitalit me djegie të shumta

09:07 - 07/10/26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Roskovecit, duke lënë të plagosur një grua rreth 75...

Lexo më shumë
Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

Arratisja spektakolare pas lejes së burgut, Alket Rizai dyshohet se u arratis drejt Shqipërisë ose Kosovës

08:55 - 07/10/26
Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

Justina Shiroka-Pula zgjidhet Presidente e Kosovës, Begaj e uron: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah jush

08:31 - 07/10/26
Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

Aksident i rëndë në Vlorë! Plagosen 5 persona, mes të lënduarve edhe shtetas të huaj

08:28 - 07/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com