Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë përfshirë këtë të hënë edhe kryeqytetin, ku një pemë është rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Pamjet tregojnë pemën e rrëzuar në rrugë, ndërsa reshjet e shiut vijojnë të krijojnë vështirësi.
Moti i keq ka prekur gjatë ditës së sotme të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona.










Discussion about this post