Këtë fundjavë dardanët udhëtojnë në Athinë për tu përballur me kombëtaren e Greqisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Grekët duhet të japin shumë në këtë takim, ku misioni është vetëm fitorja në shtëpinë e tyre, për të rrëmbyer të plota tre pikët kundër Kosovës, që ndeshjen e fundit arritën ti rrëmbenin barazimin helënëve në Prishtinë.
Trajneri i dardanëve Primoz Gliha sapo ka publikuar formacionet zyrtare, ku skuadrat do të rreshtohen si më poshtë:
Kosova: Muric, Vojvosa, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, Valon Berisha, Rashica, Muriqi.
Greqia: Vlachodimos, Androutsos, Hatzidiakos, Goutas, Tzavellas, Pelkas, Bouchalakis, Tsimikas, Masouras, Mantalos, Douvikas
Discussion about this post