Shqipëria së bashku me Ukrainën dhe Greqinë kryesojnë Europën për nivelin e lartë të obezitetit tek të rinjtë, thotë një studim i fundit “Future of Food” në autorësi të Emerging Europe.
Obeziteti tek të rinjtë është faktor kryesor për rritjes e barrës së sëmundjeve në popullatë në ardhmen dhe ndikon në një produktivitet me të ulët të popullatës.
Më 2022, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) prezantoi raportin e saj të fundit për mbi mbipeshën dhe obezitetin.
Në këtë aspekt, duket se, Europa është duke arritur SHBA-të që njihen për nivelin e lartë të obezitetit. Studimi thotë se niveli i obezitetit tek fëmijët po rritet shpejtësi. Në vitin 2022, mbi 14% të fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri ishin obezë, duke u renditur e dytët pas Ukrainës.
Raporti thotë se në vendet e Europës pothuajse 60 për qind e të rriturve po luftojnë me obezitetin. Fëmijët janë gjithashtu të prekur. Një e treta e tyre tashmë janë mbipeshë. Mbipesha është më e zakonshme tek djemtë sesa te vajzat.
Turqia renditet si vendi me nivelin më të lartë te të rriturve obeze, e ndjekur nga Izraeli dhe Malta.
Mbretëria e Bashkuar u rendit e katërta, ndërsa Polonia ishte e 27-ta. Raporti vë në dukje se, fatkeqësisht, problemi i obezitetit po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja. Në të gjithë Evropën, 8 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç janë mbipeshë ose obezë. Ukraina Shqipëria dhe Greqia kryesojnë Europën për përhapjen e obezitetit në moshat e reja.
Mbipesha
Studimet e OBSH-së gjithashtu kanë vërtetuar se, mbipesha është e keqe për shëndetin. Kanceri, problemet e zemrës dhe diabeti janë vetëm një pjesë negative e kilogramëve të tepërt.
Mbipesha dhe obeziteti janë gjithashtu shkaktarët kryesorë të aftësisë së kufizuar në rajonet e studiuara nga OBSH, dhe e gjithë kjo përkthehet në normat të larta të vdekshmërisë. Është vlerësuar se ka tashmë 1.2 milionë vdekje në vit në Europë për shkak të mbipeshës dhe pasojave në shëndet.
Studime të tjera shkencore tregojnë se ndërgjegjësimi për ndikimin të ushqyerit në shëndet po rritet. Sipas hulumtimit të agjencisë IPSOS mbi 70 për qind të popullsisë në Europë tashmë e di se sa i rëndësishëm është ky ndikim. Megjithatë, duket se kjo njohuri është ende në fazën teorike, pasi numri i njerëzve që vlerësojnë dietën e tyre si të shëndetshme është në rënie.
Për shembull polakët pohuan se janë të informuar për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, por pohuan se përgatitja vakteve të nevojshme për një dietë të shëndetshme është thjesht shumë e vështirë, e ndërlikuar, punë intensive dhe kërkon kohë dhe stresuese./Monitor
Discussion about this post