GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Dhjetëra prokurorë dhe gjyqtarë në listën e “Aktivistit”

13:07 - 08/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po plaçkitet populli deri në palcë”, Vasili për çmimin e naftës: Bordi i hajdutëve mbron oligarkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi lista e aplikacionit “Aktivisti”, krijuar për punët e brendshme të PS, thuhet sa ka në përbërje të saj edhe punonjës të sistemit të Drejtësisë.

Vasili shkruan në Facebook se dhjetëra prokurorë e gjyqtarë janë pjesë e ‘Aktivistit’ duke e quajtur si dëshmi të kapjes së reformës në drejtësi nga qeveria.

Sipas Vasilit, kjo është arsyeja se përse SPAK nuk heton Ramën për skandalin “McGonigal”, aferën e inceneratorëve, pantronazhistët apo dhe Portin e Durrësit.

Deklarata:

Lista “Aktivisti” bën zero reformën në drejtësi, që kishte si kushtin numër një paanësinë dhe pavarësinë e plotë nga politika.

Por dhjetëra prokurorë dhe gjyqtarë pjesë e listës së “Aktivisti”-it janë dëshmi asgjësuese e kapjes së reformës në drejtësi nga Rama dhe Rilindja.

Të trashë dhe vulgarë në çdo veprim të tyre sot Rama dhe rilindasit, që çirren duke bërë be për kokën e reformës në drejtësi janë sot lakuriq përpara gjithë shqiptarëve duke provuar me fakte kapjen totale të drejtësisë.

Reforma në drejtësi e ka kthyer drejtësinë në një bisht të Rilindjes dhe në një legjitimuese të pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe të çdo veprimtarie mafioze të qeverisë.

Sot të gjithë e kuptojnë më së miri përse SPAK nuk fillon hetimet për Ramën dhe rolin e tij mafioz në aferën McGonigal.

Sot të gjithë kuptojnë përse nuk ndërpriten pagesat për inceneratorët dhe vaxhdojnë të vidhen miliona euro me groposjen e mbeturinave.

Sot të gjithë kuptojnë përse drejtësia nuk heton aferën miliarda euro të Portit të Durrësit.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk thirret përpara drejtësisë Rama dhe Veliaj si përgjegjëgjes për aferën qindra milionshe të inceneratorëve.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet për vjedhjen miliardere me energjinë elektrike.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet për aferën e nxjerrjes nga qeveria të miliona të dhënave personale që ju dhanë patronazhistëve.

Sot të gjithë e kuptojnë përse nuk hetohet badërdia me fondet e rindërtimit, që u përdoren dhe përdoren edhe sot për të blerë vota.

Qindra milionë euro të taksapaguesve europianë dhe amerikanë, që paguan për reformën në drejtësi kanë shkuar krejtësisht dëm.

Drejtësia, gjoja e “re”, është shumë larg edhe drejtësisë, që lamë pas, se për ndonjë hap përpara as që bëhet fjalë fare.

 

 

 

Etiketa: aktivistiprokuroreVasili

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shqiptarja kandidate për Parlamentin e Lombardisë

Shqiptarja kandidate për Parlamentin e Lombardisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com