GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta/ PD njofton policinë për ‘pushtimin’ e bulevardit

09:10 - 09/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta/ PD njofton policinë për ‘pushtimin’ e bulevardit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka njoftuar sot policinë vendore në Tiranë për mbajtjen e protestës të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 12:00.

Foltorja do të vendoset në bulevard përballë kryeministrisë.

Personat që do të flasin do të jenë drejtues të PD dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Do të jenë rreth 200 persona që do të përbëjnë stafin, që do të merret me  mbarëvajtjen e protestës.

Kreu i PD-së Sali Berisha kërkoi dje mobilizim të strukturave të PD-së për të mbledhur sa më shumë njerëz ditën e shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Dy ditë para protestës së paralajmëruar para kryeministrisë, Berisha takoi në selinë e PD-së anëtarët e degëve 8 dhe 10 të Tiranës. Ai inkurajoi demokratët për pjesëmarrje të lartë në protestën e lajmëruar në 11 shkurt, duke thënë se kjo datë është dita e fundit e kryeministrit Rama. “Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën.

Lënda: Njoftim për mbajtje proteste,

Drejtuar:

TONIN VOCAJ

DREJTUES I PARË, DREJTORIA VENDORE E POLICISË, TIRANË

I nderuar z. Vocaj,

Bazuar në ligjin 8773 datë 24.04.2021 “Për Tubimet”, Partia Demokratike e Shqipërisë do të organizojë në datë 11.02.2023, një tubim protestë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Shqipërisë pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë. Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00;

Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skënderbej dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit Dëshmorët e Kombit,

⚫ Foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë. Personat që do të flasin në protestë do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Grupi i personave ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë rreth 200 persona me moshë mbi 18vjeç, të pajisur me shenjat dalluese, shirit i bardhe me mbishkrimin PMT Person përgjegjes do te jete z Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë, cel 0672030212, adresa Selia e PDSH Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 11, Tirane. Sa më sipër, njoftimi i aktivitetit për dijeninë tuaj në kuadër të mbarëvajtjes së tubimit.

Duke ju falenderuar paraprakisht.

SEKRETARI ORGANIZATIV

Ervin Minarolli

Etiketa: bulevardKryesore1Policiprotesta

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Bellingham refuzon dy oferta, po pret të Real Madridit

Bellingham refuzon dy oferta, po pret të Real Madridit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com